Shumë njerëz janë nervozë për të qenë në skenë dhe për të folur para një publiku, veçanërisht, shqetësohen se mendja do të ‘zbrazet’ dhe do të harrojnë materialin.
Kjo është shumë e zakonshme: të folurit para një grupi më të vogël është ndryshe nga të folurit në një skenë të madhe.
Duke dëgjuar zërin tuaj mbi altoparlantët, duke qëndruara para kolegëve me të gjithë sytë drejtuar nga ju në një mjedis të panjohur – këta faktorë mund të ndikojnë në performancën tuaj.
Pra, çfarë mund të bëni për të parandaluar, që kjo frikë të bëhet realitet?
Një rekomandim i mirë nga ekspertët: merrni me vete shënime.
Allison Shapira*, një eksperte në të folurit publik, thotë se pas më shumë se dy dekadash mësimdhënieje për të folurit publik, ajo ka kuptuar se sa mund të reduktojnë stresin shënimet dhe çfarë ndryshimi mund të bëjnë në paraqitjen e një prezantimi, veçanërisht nëse është hera juaj e parë në skenë.
Gjëja kryesore është të dini se si t’i përgatisni ato dhe më pas si t’i përdorni në mënyrë efektive.
Shënimet, një skicë e përgjithshme e prezantimit tuaj, ofrojnë një mënyrë të thjeshtë për të hedhur një vështrim poshtë dhe për të gjetur vendin tuaj në një prezantim, duke qenë i përqendruar te audienca juaj.
Shënimet më të mira janë pikat, që përbëhen nga fjali të shkurtra (3-4 fjalë) në krahasim me fjalitë e plota. Shapira rekomandon t’i printoni ato, me shkrim të madh, me shumë hapësirë në faqe.
Si të përdorni shënimet në mënyrë efektive
Pasi të përgatitni shënimet tuaja, praktikoni prezantimin me zë të lartë duke përdorur ato shënime.
Lëvizni drejt shënimeve tuaja
Kur e gjeni veten duke pyetur veten se çfarë vijon, filloni të lëvizni rastësisht drejt shënimeve, tuaja ndërsa flisni.
Pushoni dhe merrni frymë
Edhe pse mund të ndiheni të tronditur fizikisht kur mendja juaj zbrazet, nuk keni pse ta transmetoni atë tek audienca juaj.
Jepini vetes një minutë para se të kaloni në pjesën tjetër të prezantimit tuaj. Në vend që të dukeni të tronditur, ju dukeni të menduar dhe kuptimplotë.
Pini ujë në mënyrë strategjike
Ky është një nga ‘programet’ e preferuara të të folurit në skenë për Shapira, dhe ka gjithmonë një shishe me ujë në dispozicion vetëm për këtë qëllim.
Nëse mendja e saj zbrazet, veçanërisht kur bëhen pyetje nga auditori, ajo të tund kokën e menduar, pi një gllënjkë ujë, do t’i hedhë një sy shënimeve të saj dhe më pas do të vazhdojë të flasë.
Mund të duket e qartë për ju se çfarë po bëni, por audienca rrallëherë e vë re.
Çfarë duhet të bëni nëse harroni përmbajtjen dhe nuk mund t’i shikoni shënimet tuaja
Sigurisht, ka ende raste kur mendja juaj do të zbrazet dhe nuk mund t’i shikoni shënimet tuaja.
Ndonjëherë mund ta pranosh me humor, duke thënë diçka si: “E kisha gati një përgjigje brilante dhe ajo thjesht më doli nga mendja! Le të vazhdojmë dhe jam i sigurt se do të më kujtohet”.
Ose mund të ndaloni për pyetje: “Më lejoni të ndalem këtu dhe të shoh se çfarë pyetjesh keni, pastaj do të përmbledh atë që kemi mbuluar deri më tani.”
Mundohuni të qëndroni të qetë. Mbani mend, ndërsa audienca juaj pret saktësi dhe përgatitje, ata dëshirojnë gjithashtu vërtetësi.
Ky mentalitet ju lejon të relaksoheni duke ditur, që nuk keni nevojë të mësoni përmendësh çdo fjalë.
Burimi: botasot.info