Si të përgatitemi fizikisht për ditët e ftohta?

November 18, 2022
min lexim

Tashmë është e njohur që ndryshimi i motit ndikon në përgjithësi në shëndetin tonë. Treguesit më tipik të këtij ndryshimi janë kokëdhembja, pagjumësia, mundimi, lodhja, depresioni, mungesa e përqendrimit…etj.

Më poshtë, ua prezantojmë disa këshilla rreth forcimit të sistemit imun dhe t’u rrëfejmë se si mund të mbroheni nga sëmundja, transmeton Telegrafi.

Ushqimi

Për fat të keq, shumica e njerëzve gabojnë duke menduar se gështenja posedon sasi të madhe të kalorive. Pemët të cilat simbolizojnë vjeshtën janë rrushi, gështenja dhe mollët.

Rrushi është burim shumë i rëndësishëm, ngase posedon sasi të madhe të antioksiduesve, që do të thotë se mbron organizmin dhe qelizat tona nga të ashtuquajturit, radikalë të lirë. Po ashtu përmban edhe acidin folik që luan një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e lëkurës, e sidomos të thonjve dhe të flokëve.

Kur jemi tek gështenja, është shumë e varfër me yndyrë dhe përmban një sasi të vogël të kalorive. Por, atë nuk duhet konsumuar personat që vuajnë nga sëmundjet reumatoide, përderisa sugjerohet për konsumim ngase ngadalëson plakjen.

Edhe molla, po ashtu është mjaft e rëndësishme, ngase përmban pektinë dhe në lukth jep ndjenjën e ngopjes. Molla po ashtu u ndihmon edhe të sëmurëve që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, mëlçisë, veshkës e po ashtu edhe komplikimeve gjatë shtatzënisë.

Sipas traditës, vjeshta sjell grip dhe ftohje. Simptomat pothuajse të gjithë i dimë: rrjedhje e hundëve, kolla, teshtitjet, temperatura e ngritur trupore, kokëdhembje, dhembje në nyjesh, lodhje dhe mungesë apetiti.

Ju sugjerojmë të përgatitni supë me qepë, ngase qepa është e pasur me antioksidues, vitamina C dhe E disa minerale etj.

Përgatitjet për ditët e ftohta

Të shohim se në çfarë mënyre duhet të përgatitemi që të jemi të gatshëm për ditët e ftohta dhe të jemi të gatshëm për ditën e gripit dhe të viruseve:

* Në radhë të parë – tentoni ta zvogëloni stresin, apo të zbusni pasojat e tij.
* Merrni vitamina C shtesë.
* Në ushqim sa më shumë përdorni prodhime të qumështit.
* Çdo ditë konsumoni çaje, konsumoni ushqim që është i pasur me fibra.
* Konsumimi i alkoolit të jetë në masën më të vogël të mundshme. Ushtroni rregullisht, ecni atëherë kur ju ofrohet mundësia.
* Flini së paku 7 orë në ditë.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kelmendi: Rama e merr për kompliment kur e krahason me Enver Hoxhën

Story i radhës

Pakënaqësi në Evropë ndërsa ndihen pasojat financiare të luftës në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë