Si të organizosh dollapin thjesht dhe pa stres

January 30, 2024
min lexim

Dollapi mund të jetë një nga zonat më stresuese në shtëpi, pasi duket sikur gjithmonë është rrëmujë dhe të streson nga pamundësia për ta bërë të duket mirë pavarësisht përpjekjeve.

Megjithatë, për t’ua bërë punën më të lehtë, do të të prezantojmë me disa këshilla që me siguri do të të ndihmojnë.

Përshtatu me zakonet e tua

Kjo është mënyra kryesore se si do mbash nën kontroll rregullin gjatë sezoneve që ndërrohen brenda dollapit tënd. Nuk ke pse e prish ritmin e jetës tënde në përpjekje për të qenë i rregullt.

Si të organizosh dollapin thjesht dhe pa stres

Nëse je mësuar të ndërrosh çantën përditë, krijo një vend për ta zbrazur çdo ditë, kështu, s’do harrosh gjë. Gjithashtu, nëse ke kafshë në shtëpi mbaj gjithmonë një pastruese qimesh në hyrje të shtëpisë dhe një në dollap për të shmangur çdo problematikë.

Për ta bërë të duket bukur dhe i rehatshëm që të hysh me qejf, vendos poltrona ose pak ngjyra në muret e dollapit (sidomos nëse ke dollap dhomë).

Pasqyrat jane element shumë i rëndësishëm në një dollap. Pak rëndësi ka nëse është dollap dhomë, apo i thjeshtë, pasqyrat janë elementi që ndihmon me efektin thellësi të dollapit

Varëset e rrobave me rrota, janë një tjetër shtesë që i duhet çdo dollapi ose dhome gjumi. Të nxit ta mbash në rregull dhe mund të të ndihmojë me organizimin sepse aty mund të lësh rrobat që përdor më shpesh ose kombinimin e së nesërmes.

Ndaji veshjet sipas ngjyrave! Kombinimi i ngjyrave i jep dollapit pamjen e duhur dhe gjithë rregullsinë që kërkon.

Mos e nënvlerëso zgjedhjen e varëseve të rrobave. Edhe pse mund të duket detaj i parëndësishhëm, ka shumë ndikim për shkak të ngjyrës dhe formës. Bëj kujdes çfarë materiali i zgjedh. Zgjidh drurin dhe velvet.

Mos harro të shtosh në dollap ndarës këpucësh. Ato zakonisht krijojnë konfuzion në mënyrën si duket i gjithë dollapi.

Rregullo bizhuteritë në një ndarëse specifike për to. Kështu, komodina s’do ketë kaosin që të acaron nervat sa herë e sheh.

Kur ndërrohen stinët, bli kuti specifike për veshjet që të organizosh gjithë dollapin sipas nevojës. Një sektor më vete duhet t’u dedikohet pikërisht këtyre veshjeve, ndaj organizimi në kuti ka rëndësi.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Këtë vit do të kemi qindra laboratorë smart nëpër shkolla”, Rama: Kemi nga BE instrumente financiare që mund t’i gëzonin vetëm vendet anëtare

Story i radhës

Një kroat shkruan historinë në Azi me Taxhikistanin: Askush nuk e di emrin tim

Të fundit nga

Camavinga jashtë për 2 ose 3 javë

Mesfushori pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë! Një tjetër dëmtim për skuadrën tashmë të shkatërruar në dispozicion të Carlo Ancelottit. Mesfushori Eduardo Camavinga u largua nga fusha mbrëmjen e së
ShkoLartë