Si të mësojmë nga gabimet tona?

min lexim

Sa herë ju ka ndodhur, që në mesin e një bisede, të kuptoni se sapo keni thënë një fjali të papërshtatshme? Truri i njeriut ndeshet shpesh me disa gabime, që janë me raste të pashmangshme. Po si t’i vëmë re këto “gafa”, dhe të parandalojmë përsëritjen e tyre në të ardhmen?

Një studim i publikuar së fundmi në revisten “Science”, ka analizuar veprimtarinë e një grupi neuronesh që si rishikues të kujdesshëm, monitorojnë performancën e organit tonë të të menduarit, dhe aktivizohen kur diçka ka shkuar keq.

Po falë këtyre qelizave nervore ne mund të mësojmë nga gabimet, dhe t’i përdorim ato si mundësi për rritje personale. Neuroshkencëtarët e quajnë atë monitorim të performancës. Është një lloj sinjali i brendshëm, me të cilin ne kuptojmë se jemi gabim në një situatë.

Por është më e lehtë ta imagjinosh atë si momentin e saktë kur themi “Ups!” (nëse jemi shumë të sjellshëm) dhe vendosim dorën në ballë. Intuita që sapo kemi marrë një vendim, apo kemi kryer automatikisht veprimin e gabuar.

Ky mekanizëm, prodhon reagime të rëndësishme në jetën e përditshme, pasi i jep trurit fleksibilitetin e duhur për të mësuar gjëra të reja, madje edhe ato shumë specifike. Një ekip shkencëtarësh nga Qendra Mjekësore Sedars-Sinai (në SHBA) ka zbuluar se “gjuetia” ndaj gabimeve rregullohet nga një popullatë neuronesh që ndodhet në korteksin frontal medial, një zonë e trurit e rëndësishme për përgjigjen ndaj stimujve dhe motivimit të jashtëm.

Ky përfundim u arrit duke studiuar aktivitetin e trurit të pacientëve epileptikë të monitoruar me elektrodat intrakraniale dhe të udhëzuar gjatë studimit, për të kryer detyra njohëse komplekse. Në një nga këto ushtrime, pjesëmarrësit panë në një ekran një sërë termash që tregonin ngjyrat e shkruara me ngjyra të gabuara (për shembull, fjala “e kuqe” ishte shkruar me blu), dhe duhej të thoshin emrin e bojës së përdorur, në vend të emrit të shkruar me ngjyra.

Në një ushtrim tjetër, në ekran u projektuan 3 shifra, dy herë të njëjta dhe një herë, dhe pjesëmarrësit duhej të thoshin emrin e shifrës së projektuar vetëm një herë, duke i rezistuar dëshirës për ta emërtuar disa herë atë. Këto janë teste të krijuara enkas, për t’i vënë në vështirësi pjesëmarrësit në studim.

Dhe në fakt ato dukej se kërkonin aktivizimin e dy lloje neuronesh, një që aktivizohej intensivisht pasi ishin bërë gabime, dhe një tjetër që “ndizej” për të nxjerrë në pah një konflikt. Ishte interesant fakti që shumica e neuroneve u “zgjuan” pas gabimit dhe jo më parë.

“Kjo tregon se kjo zonë e trurit, luan një rol në vlerësimin e vendimeve pas faktit, dhe jo në vlerësimin e tyre fillestar”-thotë shpjegon Zhongzheng Fu, autori kryesor i studimit.

Studimet e mëparshme mbi këtë çështje, kishin spekuluar se ekzistojnë dy lloje të monitorimit të performancës.

Njëri që na paralajmëron kur diçka shkon keq, dhe një tjetër që na tregon se çfarë shkoi keq. Deri më tani mendohej se neuronet përgjegjëse për dy vlerësimet, ndodhen në pjesë të ndryshme të trurit. Por or nga studimi ata duket se funksionojnë mirë së bashku në të njëjtën zonë të trurit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 14 maj

Story i radhës

Joshja e çuditshme e popujve nga udhëheqësit autoritarë

Të fundit nga