Si të mbijetoni në mjedise toksike të punës? Psikologu Riccardo Germani ndan në profilin e tij një sërë këshillash për t’i njohur dhe shmangur pasojat negative që sjellin.
Një mjedis pune toksik njihet nga këto 7 karakteristika:
Tension kronik
Ngacmimi
Mbrojtje e tepruar në kufi me paranojën
Mungesa e njohjes së aftësive
Dëgjim i dobët dhe mirëkuptim i ndërsjellë
Mungesa e autonomisë
Ngatërrim rolesh dhe detyrash.
Në vendet toksike të punës, njerëzit ndihen të pakëndshëm dhe gjatë gjithë kohës nën presion. Sipas hulumtimeve të fundit, pasojat më të këqija për kompanitë me një vend pune toksik janë:
Mungesa në punë
Përfshirje e dobët në punë
Dorëheqja për shkak të stresit të tepërt
Produktiviteti i dobët.
Në një mjedis pune toksik, njeriu ndihet i mbërthyer dhe i bllokuar. Rritja personale dhe profesionale ndërpritet, sepse bëhet e vështirë të eksplorosh, të bësh propozime të reja, të ndryshosh role ose të avancosh nivele.
Si të mbijetoni në mjediset toksike të punës?
Nuk ka receta universale, por disa këshilla mund të ndihmojnë.
1.Para së gjithash, është e rëndësishme të qëndroni të qetë dhe të mos reagoni emocionalisht ndaj stresorëve të punës.
2.Punoni me vetëvlerësimin tuaj dhe besoni në veten tuaj. Mësoni të komunikoni në mënyrë të sigurt dhe të trajnoni strategjitë e rregullimit të emocioneve.
3.Merrni pak kohë për veten tuaj, qoftë edhe vetëm disa minuta në ditë, për t’u çlodhur dhe për të rimbushur bateritë tuaja.
4.Është thelbësore të ruani një rutinë të mirë gjumi dhe pushimi: përpiquni të flini të paktën 6-7 orë në natë për të rifituar forcën dhe për të menaxhuar më mirë stresin.
5.Ruani marrëdhënie pozitive dhe zhvilloni një rrjet të mirë mbështetës. Ndarja e shqetësimeve tuaja me njerëz të besuar ndihmon në uljen e stresit.
Nëse mendoni se një mjedis i tensionuar i punës po përkeqëson cilësinë e jetës tuaj, një mbështetjeje psikologjike mund t’ju ndihmojë.