Si të maksimizoni çdo mundësi të shitjeve

December 14, 2022
min lexim

Shitja është themeli i suksesit për çdo ekonomi. Në një treg i cili është shumë konkurrues dhe ku avancimet teknologjike mund të fshijnë tërë industritë gjatë natës, ju ose bëni shitjen ose shiteni. Kjo do të thotë se ju jeni të angazhuar në shitje në pothuajse çdo aspekt të punës tuaj.

Vendosni qëllime të cilat tejkalojnë shënjestrën tuaj

Shikoni njerëzit të cilët kanë arritur shumë në tregun tuaj dhe rrisni shënjestrat tuaja 10 herë më shumë. Pastaj krijoni një plan  bazuar në këtë qëllim të ri. Unë e bëra këtë në moshën 25 vjeçare në një industri në të cilën nuk kisha përvojë fare. Njerëzit po fitonin 60,000 dollarë në vit, kështu që unë krijova një plan  se si të fitoja 600,000 dollarë. Duket çmenduri, apo jo? Ishte. Nuk qëllova kurrë shënjestrën time, por u bëra njëri prej shitësve më të mëdhenj në atë industri.

Mbani një arsye motivimi

Shitësit dhe organizatat me të cilat punojmë shpesh kanë mungesë të qëllimit që t’i mbajë ata të motivuar për propozimin e tyre. Këto lloj qëllimesh do ju mbajnë të fokusuar dhe të ju ofrojnë arsye për t’u munduar shumë në treg. Unë përdor plane agresive financiare që të qëndroj i motivuar. Shitësit më të mirë të cilët i kam takuar dinë se si të kursejnë paratë dhe janë të shtyer të krijojnë edhe më shumë të ardhura. Qëllimi im është të fitoj dhjetë herë më shumë të ardhura. Që do të thotë, nëse fitoj 100,000 dollarë në vit, dua 1 milion dollarë në kursime dhe nëse fitoj 1 milion dollarë në vit, dua 10 milion në kursime. Ky lloj qëllimi më mban të motivuar.

Sigurohuni se ju po shiteni së pari

Shitja më e rëndësishme që do të bëni në jetën tuaj është ajo që ia bëni vetes. Kur fillova së pari biznesin tim këshillues, unë shkoja në një treg specifik për t’u takuar me klientët. Sapo përfundoja, para se të kaloja në tregun e radhës, thërrisja çdo klient për të mbledhur tregimet e tyre të suksesit. Kjo më bëri edhe më të përkushtuar në atë që bëj për njerëzit, e cila më bëri të shkëlqyer në tregun e radhës. Unë nis çdo ditë duke bërë një listë të klientëve të cilët i duan produktet dhe shërbimet tona dhe ekipi im i shitjes ndan një listë të klientëve fitues të cilët duan atë që bëjmë.

Shitësit më të mirë e kuptojnë se kandidatët nuk shfaqen papritmas dhe se marrëveshjet nuk mbyllen papritmas. Ata duhet të bëjnë kërkim agresiv për të mbajtur shitjet gjithmonë të plota.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ja kur do të luhet finalja dhe ndeshja për vendin e tretë në Kampionatit Botëror

Story i radhës

Escobar: Nuk duhet militarizuar kriza në veriun e Kosovës, koha për bisedime

Të fundit nga

E pazakontë – Xhoni në xhiro me majmun

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, gjatë këtyre ditëve ndodhet në Dubai. Kjo për të xhiruar videoklipin e tij të ri, të cilin do ta sjellë së shpejti për fansat. Por, ai
ShkoLartë