Si të flini në vetëm dy minuta duke përdor një metodë interesante!?

October 25, 2022
1 minut lexim

Kjo metodë u përmend për herë të parë në vitin 1981 në librin “Relax and Win: Championship Performance” nga Lloyd Winter. Në një video të publikuar në TikTok, trajneri i fitnesit, Justin Agustin, shpjegoi se çfarë përfshin kjo metodë, e cila përdoret nga ushtarët amerikanë.

“Duhet ta qetësoni trupin tuaj dhe gradualisht të relaksoheni. Qëllimi është të fikni çdo pjesë të trupit tuaj nga koka deri te këmbët. Së pari, relaksoni muskujt në ballin tuaj. Mbyllni sytë, relaksoni faqet, nofullën dhe fokusohuni në frymëmarrje”, ka shpjeguar ai.

Relaksoni shpatullat tuaja. Ulini ato sa më poshtë që të mundeni dhe mbajini krahët të qetë përgjatë trupit. Pas kësaj, merrni frymë thellë dhe nxirrni frymën dhe relaksoni gjoksin, stomakun, kofshët, gjunjët dhe këmbët. Sigurisht, është e rëndësishme të “çlironi” mendjen nga çdo lloj stresi.

“Imagjinoni dy skenarë. Së pari ju jeni shtrirë në një kanoe në një liqen të qetë. Nuk ka asgjë tjetër rreth jush, vetëm një qiell të pastër. Pastaj imagjinoni se jeni shtrirë në një shezlong të zi prej kadifeje në një dhomë të errët. Nëse diçka ju largon nga mendimet, për 10 sekonda përsëritni fjalët: ‘Mos mendo’”, ka thënë tutje trajneri.

Ai pohon se nëse e praktikoni këtë metodë çdo natë për gjashtë javë, do të mund të bini në gjumë brenda dy minutave.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Korridori 8 dhe 10D, Grubi: Na priftë e mbara drejt realizimit të ëndrrës së madhe

Story i radhës

Bislimi Letër Guterres për Luginën në Ditën e Kombeve të Bashkuara

Të fundit nga

Barcelona i jep ultimatum de Jong-ut

Zhgënjimi te Barcelona në lidhje me Frenkie de Jong është aktualisht mjaft i lartë. Kjo kryesisht për faktin se mesfushori në fakt shumë i talentuar nuk i arrin kufijtë e performancës, megjithëse
ShkoLartë