Si të fitoni Bitcoin duke luajtur lojërat Sudoku dhe Solitaire

1 minut lexim

Fansat e lojërave klasike si Solitaire dhe Sudoku tashmë mund të shijojnë lojërat madje duke u shpërblyer në kriptomonedhën më të madhe në botë Bitcoin.

Një bashkëpunim i startupit gaming Zebedee dhe studios së lojërave mobile Viker, shpërblimet në kriptomonedha do të vinë për tre lojëra popullore: Solitaire, Sudoku dhe Missing Letters, një lojë e ngjashme me Worlde.

Viker ka portofolin më të madh të lojërave “luaj për të fituar” me afro 500 mijë lojtarë të cilët fitojnë Bitcoin çdo muaj.

Lojtarët nuk kanë nevojë për njohuri teknike lidhur me kriptomonedha për të përfituar. E gjitha që kërkohet për një emër përdoruesi brenda ekosistemit të Zebedee që duhet ta vendosin në aplikacionin Viker ku janë edhe lojërat dhe më pas të shtypin butonin e tërheqjes për të shkuar kriptomonedhat që kanë fituar.

Fitimet do të shfaqen në aplikacionin Zebedee. Portofoli gaming i këtij të fundit është i disponueshëm përmes aplikacioneve mobile dhe shtojcave desktop për shfletuesit dhe mbështetet në Rrjetin Lightning të Bitcoin. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

UNT në Shkup – një ide fisnike që nuk guxon të relativizohet dhe të reduktohet për nevoja grupore

Story i radhës

Shëtitej nëpër qendër të Shkupit me armë të mbushur me plumba, arrestohet 26 vjeçari

Të fundit nga