Si të dalloni një person me energji negative që nuk ju bën të ndiheni mirë

March 14, 2022
1 minut lexim

Miqësia me disa persona ja vlen, por shpesh ndodh që në shoqërinë e dikujt të ndjehemi keq.

Në këtë rast kemi të bëjmë me persona toksik, që për të thënë të vërtetën ndodhen kudo.

Megjithatë ka disa mënyra për t’i dalluar këta miq toksikë dhe më pas për të hequr dorë prej tyre.

Në fakt këta persona duken më të mirët kur i njihni në fillim, por me kalimin e kohës do të zbuloni se nuk është gjithçka ashtu siç mendonit.

Nëse në një shoqëri ju nuk ndjeheni vetvetja dhe gjykoheni për çdo gjë që thoni, kjo nënkupton se jeni të rrethuar nga persona që nuk duhet të jenë pjesë e rrethit tuaj të miqësisë.

Një person me energji negative do të kërkojë që të ketë gjithmonë të drejtë, madje nuk do ta mbyllë një debat derisa ju t’i thoni se ka të drejtë.

Nëse mendoni se keni një mik që nuk duhet të jetë pjesë e shoqërisë suaj mund ta dalloni fare lehtë nëse një ditë në një moment mërzie ai/ajo ju përmend gjithçka të që ju nuk keni bërë më parë për të.

Të tillë njerëz janë manipulatorë shumë të mirë dhe do t’ju bëjnë të ndjeheni në faj nëse do të përpiqeni t’i largoni nga jeta juaj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Edhe një dy vjeçar do ta shihet atë penallti”, pritet dënim i rëndë për gjyqtarët e ndeshjes Torino-Inter

Story i radhës

Katër të vdekur në sulmin në stacionin e ujit të pijshëm në Chernihiv

Të fundit nga

ShkoLartë