Si të bësh një gjumë super të rehatshëm?

min lexim

Të gjithë mund të mbyllin sytë, të gjejnë pozicionin dhe të flenë, ama jo të gjithë mund të bëjnë një gjumë çlodhës dhe të rehatshëm.

Si të shkosh deri te rehatia, ta tregojmë përmes këtyre këshillave:

1. Krijo një rutinë
Gjumi, si gjithçka tjetër, arrihet duke i qëndruar besnik/ e një rutine që të përshtatet më së miri. Cakto një orar në të cilin përfshihen 7-8 orë gjumë dhe kujdesu që ta kryesh të gjithë ciklin.

2. Mos i mbaj sytë tek ora
Sigurisht, ka plot net kur nuk i mbyll dot sytë dhe ç’bën? Sheh orën dhe llogarit sa orë gjumë mund të bësh nëse fle fiks në atë moment, pa e ditur se në fakt po i krijon vetes stres dhe ankth. Nëse nuk fle dot për 20 minuta, lëre dhomën dhe bëj diçka tjetër, më pas, rikthehu për t’u qetësuar.

3. Krijo një ambient qetësues
Ul ndriçimin, mos ndiz televizorin, vendos një muzikë relaksuese…të gjitha këto ndikojnë në “përgjumjen” tënde. Bonus? Pak vaj livandoje bën magji. Spërkat çarçafët dhe do të flesh si një beb.

4. Shmang disa ushqime dhe pije përpara se të shkosh në shtrat
Kafeina, pijet me gaz, alkooli, sheqernat, ushqimet me përbërje të lartë fibrash, ato pikantet, apo të skuqurat ndikojnë në pagjumësi.

5. Provo një teknikë frymëmarrjeje
Një ndër metodat më të mira për t’u qetësuar është frymëmarrja. Për 2 sekonda merr frymë thellë me hundë, mbaje 6 sekonda dhe nxirre nga goja. Përsërite për disa minuta, derisa trupi të qetësohet krejtësisht dhe të të marrë gjumi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Truk për t’i mbajtur mend emrat e njerëzve

Story i radhës

Vajtuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në radhë për orë të tëra

Të fundit nga