Si ta ruani ngjyrën çokollatë pas plazhit

min lexim

Disa e shijojnë nxirjen në vetvete, ndërsa të tjerë e bëjnë thjesht për arsye estetike. Megjithatë, jeni të vetëdijshëm sepse nuanca në çokollatë nuk do të zgjasë përgjithmonë dhe se do të fillojë të zbehet pas disa javësh. Por, ka disa mënyra që ndihmojnë që ngjyra të qëndrojë më gjatë.

Shmangni produktet e ashpra

Shmangni sapunët, shampot dhe produkte të ngjashme, të cilat përmbajnë kimikate të forta. Zgjidhni produkte me përbërje natyrale. Përveç kësaj, mos bëni dush me ujë shumë të nxehtë apo shumë të ftohtë, por me ujë të vakët.

Shmangni peshqirin

Shmangni fërkimin e lëkurës me një peshqir pas dushit. Është më mirë që thjesht ta aplikoni butësisht peshqirin për të përthithur ujin. Më pas, aplikoni një vaj dhe lëreni të thahet në mënyrë natyrale.

Qëndroni në hije

Ruani nxirjen tuaj duke u “fshehur” në hije. Po, e lexuat mirë! Edhe në hije rrezet e diellit do të arrijnë tek ju, por nuk do të arrini të digjeni, çka do të thotë më tej se lëkura nuk do të hiqet. Mos harroni se sa e rëndësishme është të mbani trupin tuaj të hidratuar. Pini rreth 8 gota ujë në ditë, ose çaj jeshil.

Kini parasysh ushqimet jeshile

Është e nevojshme të furnizoni lëkurën e nxirë me karotenoidë. Pigmentet që gjenden në perimet dhe frutat portokalli, të kuqe dhe jeshile mund t’ju ndihmojnë të mbani një nxirje të shëndetshme me çokollatë. Lërini çdo ditë në pjatën tuaj kajsitë, pjeshkët, mollët, specat, karotat dhe domatet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Urrejtja ndaj SHBA-së dhe NATO-s si bazë: Propaganda ruse përditshmëri në shoqërinë serbe

Story i radhës

Vidal është një nga emrat më intrigues

Të fundit nga