Si t’a motivoj fëmijën tim të merret me sport?

October 26, 2024
min lexim

Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon se adoleshentët dhe fëmijët nga mosha 5-17 vjeç, duhet të merrren me aktivitet fizik për të paktën 60 minuta në ditë për një shëndet më të mirë fizik dhe peshë optimale. Jeta sedentare e kohëve moderne që po jetojmë, të ndikuar dhe nga përdorimi i tepërt dhe i teknologjisë ka sjellë si rezultat rritjen e një brezi fëmijësh që po rrezikojnë obezitetin dhe dembelizmin. Mungesa e dëshirës për t’u angazhuar me sporte, sjelljet indiferente dhe mungesa e pasioneve sportive, sa vjen erdhe po rritet në ditët e sotme duke shërbyer si një këmbanë alarmi për prindërit që të rrisin vigjilencën për të ndryshuar stilin e jetesës së fëmijëve të tyre.

Është shumë e rëndësishme të motivojmë fëmijët tanë me dëshirën për sportin dhe t’ju kultivojmë atyre që në fëmijërinë e hershme kulturën e një e nje jete të shoqëruar me aktivite sportive, si një rutinë të shëndetshme psiko-fizike. Njohja që në vegjëli me sportet e ndryshme i jep mundësinë atyre për të eksperimentuar hapsirën rreth tyre. Ju nxit aftësinë për të lëvizur, për t’u koordinuar dhe për ta njohur më mirë ambientin që i rrethon. Në vitet e para të jetës, është koha kur mund të verifikojmë plotësisht zhvillimin motorik dhe konjitiv të fëmijëve dhe kjo shërben si një arsye themelore që t’i shtyjmë fëmijët për të vënë në lëvizje trupat e tyre duke eksperimentuar lëvizje edhe më komplekse për të përfituar në të ardhmen një trup me një fizik solid dhe të shëndetshëm.

Mënyrat sesi mund t’i motivojmë fëmijët për t’u marrë me sport.

Lëreni të lirë të zgjedhe sportin që dëshiron. Edhe nëse ju mendoni se nuk i përshtatet dëshirave dhe aspiratave tuaja për të ardhmen e tij. Kini parasysh se ai sport që mund të dëshirojë të merret sot, nuk do të jetë domosdoshmërisht sporti i një jete. Do të jetë pjesë e udhëtimit të tyre të rritjes dhe të bagazhit të eksperiencave të tyre. Fëmijët kanë tendencën të provojnë dhe të eksperimentojnë derisa të kuptojnë se çfarë duan dhe se çfarë mund ti pëlqejë dhe t’i identifikojë më pas. Është proces i rritjes dhe njohjes së vetes, ndryshimi apo përfshirja në sporte të ndryshme, derisa të vendosin për atë që i përcakton si individ në të ardhmen

Lërini ata të kenë vetkontroll dhe ndjesinë e pavarësisë. Edhe në vendimet më të thjeshta por gjithmonë përshtatur me moshën e tyre si psh: “Dëshiron të luajmë para apo pas darkës”?

Bëhu “tifozi më i çmendur” i fëmijës tënd. Ji inkurajues/e pavarësisht rezultateve. Diskutoni rreth ndodhive  ne diten stërvitore sesi ka luajtur, përparimet apo çdo gjëje që mund të ndodhë. Komuniko me të sesi ndihet, dëshiron të shkojë me tej në frekuentimin e një sporti të caktuar…nëse dëshiron të bëhet pjesë e një skuadre, të frekuentojë një profesor sporti për t’a udhëzuar etj.

Sporti është një kënaqësi që kthehet në disipline jete por nuk duhet parë asnjëherë si një detyrë! Për më tepër , tek fëmijët duhet të kultivohet dëshira për t’u marrë me sport, si një lojë dhe mënyrë argëtimi i cili më pas me mbështetjen dhe vendosshmërinë tuaj, do të kthehet në një rutinë të domosdoshme. Të përpiqeni të bëni të mundur të frekuentojë sporte ku ka një shok/shoqe në mënyrë të tillë që në ambientin e ri sportiv të ndihet familjar dhe i përkrahur. Të respektojmë dëshirat e tyre, kur ata shprehet se ndihen të lodhur, nëse kanë nevojë të pakësojnë ditët e angazhimit me sport për shkak të fillimit të shkollës etj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Shi i dendur në Itali, shoferët e mbërthyer në çatitë e makinave

Story i radhës

Disa hapa praktikë për luftimin e trendeve të rrezikshme nga TikTok-u

Të fundit nga

Albert Dabiqaj “Ylli i Javës” 

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 14-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit
ShkoLartë