Si ta kuptosh në pak muaj që jeni bërë për njëri-tjetrin

December 3, 2022
1 minut lexim

Në 11 muaj, Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta (i njohur si DJ Dagz) u lidhën, janë në pritje të një bebushi, ndodhi propozimi për martesë (dhe ajo tha “Po”) e janë gati për të nisur një kapitull të ri në jetën e tyre. Në 11 muaj. 11 MUAJ.

Çdo marrëdhënie është ndryshe. Disa presin 11+ vite për t’u bërë prindër, e disa bëhen prindër pas disa muajsh njohjeje. Çdo gjë është në rregull, përsa kohë funksionon për ju. Dashuria nuk njeh kohë. Sidoqoftë, disa shenja mund t’ju ndihmojnë që të kuptoni që jeni bërë për njëri-tjetrin, ndonëse keni pak kohë që njiheni.

1. Arrini të lexoni mendimet e njëri-tjetrit vetëm duke u parë në sy.

2. Nuk e mbani mend si ka qenë jeta juaj pa të.

3. Ai/ajo e di se çfarë duhet të bëjë që të qetësoheni kur jeni të trishtuar.

4. Keni një kimi të mrekullueshme me njëri-tjetrin.

5. Ndiheni shumë komod pranë tij/saj.

6. Ndjeni sikur e njihni njëri-tjetrin prej një jete.

7. Ju nuk pajtoheni në disa gjëra, por e respektoni njëri-tjetrin.

8. Familjet e njëri-tjetrit i ndjeni si familjet tuaja.

9. Nuk kërkoni më shumë, sepse jeni në paqe dhe të qetë me atë që keni.

10. Ju mbështesni ëndrrat e njëri-tjetrit, edhe nëse nuk i kuptoni tërësisht ato.

11. Për herë të parë në jetën tuaj, kuptoni se shtëpia nuk është një vend, por një person.

12. Keni një lidhje të tillë që njerëzit rreth jush nuk e kuptojnë dot.

13. Jeni vetja me të mirat dhe këqijat tuaja dhe e dashuroni njëri-tjetrin për të dyja këto.

14. Keni të njëjtat parime për jetën, të njëjtat këndvështrime për çështje të rëndësishme si familje, të drejtat, karriera etj.

15. Thjesht e ndjeni që ai/ajo është bërë për ju!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BE i bën presion Serbisë për sanksionet kundër Rusisë

Story i radhës

Bielsa pritet të udhëheq kombëtaren e njohur

Të fundit nga

Asgjë nuk është e pamundur

Asgjë nuk është e pamundur. Nëse nuk mendoni kështu, ju do të jetoni me paaftësinë për të lëvizur, për të krijuar, për të evoluar, për të realizuar ëndrrat tuaja, të jeni të

A po i pengon qeveria projektet e Prishtinës?

Për sfidat, sukseset dhe planet e punës thirri konferencë për media. I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, tregoi se 2024-ta ishte goxha vit sfidues për Prishtinën. Ai foli për sfidat që kanë
ShkoLartë