Si ta kuptoni që partneri po ju gënjen, sipas gjuhës së trupit

min lexim

Fatkeqësisht, nuk ka ndonjë truk magjie për të qenë shumë të sigurt nëse dikush po na gënjen apo jo, megjithatë “gjuha e trupit” shpeshherë tregon më tepër seç mund ta mendonim dhe shenjat janë këto:

– Ndryshim nga sjelljet normale dhe të përhershme

Duke qenë se mendohet që ti e njeh mirë atë person, nëse te sjellja e tij/saj vë re ndryshime ose “vese” të reja, mund të jetë një tregues për të dyshuar – ama jo domosdoshmërisht që po të gënjen, por është momenti të tregohesh pak më tepër i/e vëmendshëm/e.

– Lëvizje e vazhdueshme e shikimit dhe shpërqëndrim

Nëse kur flet me personin tjetër, kur e pyt për diçka dhe vazhdimisht lëviz sytë duke shmangur shikimin me ty, mund të jetë një tregues që po fsheh diçka – përveç rasteve kur këtë mënyrë sjelljeje mund ta ketë pjesë të tij/saj kur është duke u menduar.

 – Nuk ka qëndrueshmëri në balancën e trupit ose përkul shpesh kokën

Kjo vihet re në rastet kur gjatë bisedës ai/ajo lëviz me trup sa para-mbrapa ose përkul kokën para duke treguar siklet, pasiguri në fjalët që po thotë dhe atë që po mendon të shprehë.

– Pulitje sysh më tepër se zakonisht

– Fillon të prekë hundën

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pjesa e parë: Pa gola mes Gjilanit e Llapit, Malisheva e Drita luajnë baras

Story i radhës

Formacioni më i mirë me futbollistët që nuk u ftuan nga Enrique

Të fundit nga