Lojërat në grup janë argëtuese për t’u luajtur sa herë që njerëzit bëhen bashkë, e veçanërisht gjatë festave. Loja “Secret Santa” është bërë një trend i përhapur në Amerikë por edhe në shumë vende të tjera. Secret Santa është një lojë që realizohet gjatë kohës së fundvitit për të dhënë dhurata. Në këtë traditë, njerëzit mblidhen (zakonisht miqtë, familja dh bashkëpunëtorët) dhe emrat e të gjithëve përfshihen në një copë letre. Pasi të jenë shkruar të gjithë emrat, secili person merr një copë letre ku janë shkruar emrat. Emri i kujtdo që e zgjidhni rastësisht në fletëpalosje është personi për të cilin do të bleni një dhuratë. Gjëja e rëndësishme që duhet të theksohet këtu është se nuk duhet të zbuloni emrin e personit që do t’i blini dhuratën – ai do të duhet të hamendësojë se kush ia ka dhënë kur ta marrë atë!
Kjo lojë është një mënyrë argëtuese për të befasuar njerëzit në jetën tuaj, dhe kjo lojë gjithmonë e ruan misterin brenda vetes!
“Secret Santa” është një lojë me traditë perëndimore. Mendohet se kjo ide i ka ardhur në mendje fillimisht filantropistit, Larry Dean Stewart. Ai e kishte bërë një dhuratë misterioze gjatë festave të fundvitit. Në fakt, Stewart dhuroi në mënyrë anonime faturën prej 100 dollarësh për njerëzit në shtetin e Kansasit. Ai gjithashtu dhuroi 25,000 dollarë për njerëzit në Nju Jork pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit dhe nuk e zbuloi identitetin e tij për shumë vjet. Disa pretendojnë se kjo traditë vjen nga Skandinavia. Edhe pse askush nuk është plotësisht i sigurt për origjinën e saktë të kësaj tradite argëtuese, ajo festohet në të gjithë botën.
Si ta organizoni një “Secret Santa” në punë?
Organizimi i një lojë si “Secret Santa” me njerëzit me të cilët kaloni gjithë ditën në punë mund të jetë shumë argëtuese dhe mund të shkaktojë shumë të qeshura. Por, nëse organizimi nuk behët në mënyrën e duhur gjithçka mund të shkoj dëm. Akademi Pune ju përcjellë disa hapa që duhet të ndiqni:
Shpjegoni rregullat
Edhe pse “Secret Santa” është një lojë që shumë prej nesh e kanë luajtur, megjithatë për dikënd në ekip mund të jetë një lojë e re. Dërgoni një e-mail në grup duke shpjeguar rregullat e lojës, një mënyrë e thjeshtë për ta përshkruar do të ishte: “Qëllimi i “Secret Santa” është t’i bleni dikujt një dhuratë dhe të mos e dijë se je ti. Do të zgjedhësh në mënyrë të rastësishme një emër të cilët do t’ia bleni një dhuratë”.
Po ashtu mund të përshkruani një skenar hipotetik në mënyrë që njerëzit të njoftohen më shumë idenë e lojës dhe pastaj të vendosin nëse duan të bëhen pjesë e saj. Gjithmonë jepni njerëzve mundësinë të zgjedhin nëse duan të jenë pjesë e lojës. Disa njerëz mund mund të jenë në pushime jashtë vendit ndërsa disa të tjerë mund të mos e shohin të arsyeshme të shpenzojnë për dikënd që mund të mos e njohin (Kjo nëse punoni në një zyre me shumë persona). Dërgo një e-mail nëpërmjet së cilës u kërkoni njerëzve të përgjigjen brenda një afati të caktuar kohor.
Vendosni emrat në një kapelë apo kuti
Kur të keni listën tuaj përfundimtare, bëjeni atë list gati për printim. Pastaj ndajini emrat veçmas. Palosni katrorët në mënyrë që askush të mos mund të shohë emrin që është brenda dhe vendoseni brenda një kapele ose kutie.
Ftojini të gjithë të zgjedhin emrin e tyre nga “kapelja”, thuajuni se nëse zgjedhin emrin e tyre, duhet ta vendosin përsëri dhe të zgjedhin një të ri. Përveç këtij përjashtimi, pjesëmarrësit nuk duhet të lejohen të ndërrojnë emrin e tyre me një tjetër. Nëse dikush mungon, një person duhet t’i zgjedhë një emër nga “kapelja” për të (pa e shikuar) dhe ta lërë në tavolinën e tij.
Vendosni për buxhetin, datën dhe eventin
Ju duhet të përcaktoheni për një shumë të caktuar. Një rregull i përgjithshëm është 10-15 Funta, ose nëse doni të inkurajoni dhurata humoristike dhe të reja, mund të vendosni një kufi prej 5 Funta. Po ashtu duhet të caktohet një afat kohor dhe data e shkëmbimit të dhuratave. Data duhet të caktohet në një ditë të përshtatshme ku të gjithë mund të marrin pjesë. Disa kompani zgjedhin të bëjnë një festë vjetore përpara Krishtlindjeve zgjedhin që aty t’i shkëmbejnë dhuratat. Data e shkëmbimit të dhuratave është zakonisht dita kur zyra mbyllet për Krishtlindje.
Zgjidhni një vend ku mund t’i vendosni dhurata. Këtë mund ta bëni para një peme për Krishtlindjes në zyrë. Ky mund të jetë vendi i përsosur për njerëzit që të lënë dhuratat e tyre apo edhe tavolinë e zbrazur brenda ambientit të punës.
Si ta bëni dhuratën tuaj sa më të veçantë për “Secret Santa”?
Blini diçka praktike
Nëse nuk jeni plotësisht të sigurt se çfarë t’i merrni personit që do t’ia dhuroni dhuratën, atëherë blejeni diçka që mund t’i hyj në punë. Në këtë mënyrë, edhe nëse nuk është diçka që ata nuk e pelqejnë, megjithatë është diçka që mund ta përdoni. Mund të konsideroni diçka si dekore festive ose një libër të mirë në një zhanër për të cilin ata janë të interesuar.
Dhuroni diçka specifike
Nëse mundeni, bëni pak kërkime mbi personin që do t’ia dhuroni dhuratën në mënyrë që t’i përshtatet. Pyetni për të te dikush që është më i afërt, shikoni punën që bën ai si dhe profilet në media sociale. Ata do ta vlerësojnë kohën dhe përpjekjen që keni bërë për një dhuratë më të veçantë.
Provoni ta bëni vetë një dhuratë
Nëse jeni person kreativ e krijues, një dhuratë e punuar në shtëpi me kujdes e bën të duket personale dhe domethënëse. Gjatë punimit të dhuratës mundoheni të bëni diçka që përshtatet me interesat e tij.
Dhuratat që duhet shmangur për Secret Santa
Blerja e dhuratave për njerëzit edhe kur i njihni ata personalisht, mund të jetë e vështirë dhe stresuese. Mundësitë e shumta dhe dëshira për t’u siguruar që të merrni dhuratën më të mirë janë ato që e bënë më të vështirë procesin e blerjes së dhuratës. Akademi Pune ua përcjellë një listë të dhuratave që duhet të përpiqeni t’i shmangni gjatë lojës “Secret Santa”.
Paratë dhe tejkalimi i buxhetit
Nëse vendosni t’i dhuroni dikujt para për “Secret Santa” atëherë ju vetëm e tregoni dembelizmin tuaj. Asgjë më shumë se paratë nuk e jep mesazhin se “Unë nuk di asgjë për ju”. Një këshillë tjetër është që të mos e tejkaloni shumë buxhetin. Nuk është mirë që të dhuroni i një dhuratë që kushton 50 Euro dhe të merrni një dhuratë që kushton 25 Euro.
Artikuj të përdorur ose të hapur
Kur bëhet fjalë për dhurata, dhurimi i dhuratave të përdorura tregon se nuk jeni lodhur fare për të. Kjo gjë do të ju bëj të dukeni shumë keq.
Dhuratat kontroverse
Artikujt si të brendshmet dhe artikuj që lidhen me higjienën nuk janë të përshtatshme në një ngjarje pune. Dhuratat që tallen me çështje politike, besime fetare ose identitet gjinor janë gjithashtu të ndaluara.
Shmangni alkoolin
Nëse dhënia e dhuratës nuk po ndodh në një festë ku përdoret alkooli, nuk mund të supozoni që marrësi do ta vlerësojë një dhuratë alkooli po aq sa ju. Sidomos në ahengje që organizohen në zyrë, dhënia e alkoolit mund të krijojë një situatë të pakëndshme. Nëse personit që do t’ia dhuroni është adhurues i alkoolit, përpiqeni t’i dhuroni një dizajn të bukur që lidhet me alkoolin (si një shishe dekoruese të verës).
Për fund po ua sjellim tre fakte argëtuese për “Secret Santa”:
“Secret Santa” quhet “Kris Kringel” në Mbretërinë e Bashkuar.
“Secret Santa” ka vetëm një rregull – identiteti i personit që e keni “Secret Santa” duhet të mbetet anonim
Dita e Krishtlindjeve nuk ishte një festë zyrtare në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 1870!