Si pritet të rreshtohen kuqezinjtë në duelin ndaj Veronës?

Pas humbjes në derbi dhe barazimit zhgënjyes në Ligën e Kampionëve kundër Njukasëllit, Milani duhet patjetër t’u rikthehet fitoreve ndaj Hellas Veronës.

Por do t’i duhet ta bëjë këtë pa disa “copa” të vlefshme: portieri Menja është i dëmtuar, ashtu si edhe Pierr Kalulu. Tomori rikthehet gjithashtu nga fillimi në Serinë A, me Piolin që ka vendosur të bëjë një revolucion në formacion.

Ai çuditërisht ka provuar një mbrojtje të paprecedentë me 3 lojtarë për t’i dhënë pushim Teos dhe Kalabrias. Sportiello në portë, treshja me Çau, Kjaer dhe Tomorin.

Në mesfushë Musah dhe Florenci si anësorë, Reijnders dhe Krunjiç në qendër. Treshja e sulmit formohet nga Leaon, Pulisiç dhe Zhiru.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Biznesmeni i njohur mund të bëhet lideri i ri i Wagner, ja kush është “krahu i djathtë” i Prigozhinit që Kremlini po kërkon ta heqë ‘qafe’ me çdo kusht

Story i radhës

Arrestohet një 28-vjeçar nga Haraçina, brenda një jave kreu tre vjedhje

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez