Si po e shfrytëzojnë rusët e pasur Serbinë si rrugë për të dalë në Evropë?

March 11, 2022
1 minut lexim

Air Serbia i ka dyfishuar fluturimet Moskë-Beograd, pasi aeroplanët e këtij shteti mund të fluturojnë mbi hapësirën ajrore të Bashkimit Evropian, shkruan the Guardian.
Rusët e pasur po e shfrytëzojnë një shteg të njohur si “Dera e prapme e Serbisë”, për të ikur në Evropë dhe për t’i ikur ndalimit që BE-ja ua ka bërë fluturimeve nga dhe në Rusi.

Air Serbia, në të cilën shteti serb është aksionari më i madh, i ka dyfishuar fluturimet direkte në nga Moska në Beograd. Realizohen 15 fluturime në javë, numër ky i rritur në mënyrë të shpejtë, pas BE-ja ndaloi fluturimet e avionëve rusë nëpër hapësirën e saj ajrore.

Prestigjiozja britanike më tej shkruan se si Serbia ka refuzuar t’i vendosë aksione Rusisë, por avionët e saj janë të lirë të kalojnë nëpër hapësirën ajrore të BE-së.

Kjo, shkruan the Guardian, e ka bërë Serbinë “korridorin e vetëm ajror të hapur për Rusinë”, sipas një kompanie të fluturimeve ajrore.

Kapacitetet e ulëseve të linjave ajrore midis Rusisë dhe Serbisë janë rritur për 50 për qind në javën e parë të marsit, krahasuar me një javë para se Rusia ta sulmonte Ukrainën.

Sipas kompanisë së fluturimeve, javëve në vijim pritet të rritet edhe më shumë kapaciteti.

Serbia dhe Bjellorusia e autokratit Alexander Lukasheno janë shtetet e vetme në Evropë që nuk i kanë vendosur sanksione Rusisë, prej 24 shkurtit, kur forcat ruse hynë në Ukrainë./Express

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Autoritetet Britanike mbyllin ATM e kriptomonedhave

Story i radhës

Bomba më e madhe ende nuk ka shpërthyer, paralajmërimi i fortë i ish-deputetit shqiptar

Të fundit nga

ShkoLartë