A e përdor “Ndragheta” luftën për të bërë biznes?
“Unë do të thosha po”, është përgjigjja e prokurorit të Catanzaro-s, Nicola Graterri.
“Në të kaluarën, për qëllime hetimore, menjëherë pas luftës në ish-Jugosllavi, unë ndoqa mafien puliane dhe shqiptare që shkuan për të blerë armë në Bosnjë dhe Mal të Zi dhe i rishitën armët te “Ndragheta” duke i shkëmbyer ato me kokainë. Shumë nga këto armë i kemi gjetur në Kalabri”, shtoi magjistrati.
“Ne gjetëm gjithashtu eksploziv plastik c3-c4, i cili është shumë u fuqishëm”, vazhdon ai.
“Më rastisi të shihja armë edhe më të fuqishme dhe përballë këtij vizioni pyeta veten “por pse kur këto armë u dërguan në Ukrainë nuk ishte instaluar edhe një GPS brenda për t’i gjurmuar?” Sigurisht jo për arsye parash, sepse është shpenzuar kaq shumë, në të vërtetë shumë. Megjithatë, pasoja është se për fat të keq nuk e dimë dhe nuk do ta dimë kurrë nëse të gjitha këto armë janë përdorur në luftë apo nëse disa jë lënë mënjanë për qëllime të tjera. Fatkeqësisht, historia na mëson se gjatë luftërave, ashtu siç ka treg të zi ushqimesh, ka edhe treg të zi të armëve. Kjo ka ndodhur gjithmonë në histori. Edhe armët përfundojnë te mafia”, tha magjistrati.
Një tjetër temë e prekur nga Gratteri ishte ajo e burgjeve, shkruajnë mediet italiane.
“Aspirata ime nuk është të mbush burgjet. Kjo nuk është ajo që dua dhe nuk është ajo që mendoj, në fund të fundit kush prej nesh nuk do të donte të jetonte në një vend ku askush nuk bën krime?”