Si po e largon Bujar Osmani Maqedoninë e Veriut nga ndikimi rus?

min lexim

Në një analizë që ka publikuar Fondacioni Metamorfozis rreth lajmeve të rrejshme del që 52% e qytetarëve të Maqedonisë mendojnë se SHBA dhe BE, respektivisht diplomatët e tyre ndajnë lajme të këtilla, më shumë se diplomatët rus, që janë me 45% në këtë shkallë.

Dialogu Strategjik në mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, pas inicimit të Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili edhe ka udhëhequr delegacionin qeveritar në vizitën e fundit në Uashington, po e ngre në nivel tjetër bashkëpunimin mes dy vendeve.

Fillimi i Dialogut, shkruan Bujar Osmani në facebook, është kapitull i ri i raporteve tona, që do ta avancojë partneritetin strategjik mes dy vendeve dhe do të vendosë kornizë për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.

“Është siguruar mbështetje e fortë për iniciativat tona autentike për bashkëpunim rajonal si B6 dhe I8, si kontribut i yni në përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve nga rajoni. Është theksuar aleanca në kuadër të NATO-s, fuqizimi i iniciativës rajonale A5, në kuadër të NATO-s, me ç’rast bashkërisht u dënua agresioni ushtarak rus, si mbështetje e Ukrainës dhe popullit ukrainas. Maqedonia e Veriut është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që po e mbanë këtë proces të rëndësishëm, që është mirënjohje për rolin tonë rajonal dhe partneritetin e fuqishëm mes dy vendeve”, ka shkruar Osmani.

Afrimi me SHBA-në, në këtë moment, kur anketat nxjerrin ndikimin e lajmeve të rreme me ndikim rus, me të drejt shtrojnë çështjen e rëndësisë së Ministrit të Jashtëm shqiptar. Për faktin se deri më tash timonin e diplomacisë së Maqedonisë së Veriut asnjëherë nuk e kanë pasur shqiptarët e Maqedonisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ronaldo, letër tifozëve

Story i radhës

Erdhi si përforcim i madh nga FC Shkupi, Shkëndija e kargon

Të fundit nga