Si përdoret tymi për të shpallur Papën e ri?

May 7, 2025
1 minut lexim

Për botën e jashtme, i vetmi informacion se si po përparon konklavi është tymi nga oxhaku i kishës kur digjen fletët e votimit pas çdo raundi votimi. Tymi i zi sinjalizon dështim. Kurse, Tymi i bardhë do të thotë se është zgjedhur një Papë i ri.

Papa i ri zakonisht shfaqet në ballkonin me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit brenda një ore nga zgjedhja e tij, shkruan BBC.

Kardinali i lartë e konfirmon vendimin me fjalët “Habemus Papam” – latinisht për “kemi një Papë” – dhe e prezanton Papën e ri me emrin e tij të zgjedhur papnor, i cili mund të mos jetë emri i tij origjinal.

Për shembull, Papa Françesku lindi si Jorge Mario Bergoglio, por zgjodhi emrin e tij papnor për të nderuar Shën Françeskun e Asizit. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Diçka që do ta mbani mend, NASA fton të përgatitemi për spektaklin e jetës

Story i radhës

Arrestohet Michael Pitt, ja çfarë dyshohet

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë