Si ndodhi plagosja e 40 vjeçarit në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë?

November 6, 2024
1 minut lexim

Mëngjesin e sotëm një person është plagosur në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.  40-vjeçari u dërgua për trajtim në QKUK dhe gjendja e tij tani është stabile.

Rruga u njollos me shenja gjaku.

Kjo pasi mëngjesin e së mërkurës, një person u plagos aty.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Si pasojë, 40-vjeçari mori plagë në këmbë dhe pësoi thyerje të kockës.

“Pacienti është i moshës 40 vjeç, është i plagosur me armë zjarri në ekstremitetet e poshtme në anën e majtë si dhe ka thyerje të kockës. Gjendja është stabile”, ka thënë mjeku specialist në QKUK, Egzon Duraku.

Rastin për televizionin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që e karakterizojnë ngjarjen. Dyshohet se një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”.

Në këtë lagje, ky nuk është rasti i vetëm që ka ndodhur pasi edhe më herët ka pasur gjuajtje me armë.

Në gusht të këtij viti, një grua e moshës 55 vjeçare kishte vrarë me armë zjarri kunatin e saj 60 vjeçar.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Europoli: Italia e Shqipëria shkatërrojnë një rrjet të narkotikëve

Story i radhës

Lela tregon se çka e veçon atë nga banorët e tjerë

Të fundit nga

ShkoLartë