E mbijetuara e masakrës së Srebrenicës, Almasa Salihoviq, deklaroi se dje e gjithë Srebrenica, por edhe të mbijetuarit e gjenocidit aty, ishin në pritje të rezultatit nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së që e miratoi rezolutën për Srebrenicën.
Për emisionin Kosova Today, ajo u shpreh se të mbijetuarit ishin në pritje që të miratohet rezoluta, dhe që falë Zotit është miratuar dje.
“Mund të themi që kjo është vetëm edhe një nxitje më tutje që të vazhdojmë misionin tonë që të mos e harrojmë gjenocidin dhe viktimat e gjenocidit, meqenëse ishim ne pritje që bota më në fund do ta pranojë e njohë gjenocidin në Srebrenicë, në këtë mënyrë duke e shpallur 11 korrikun si ditën e përkujtimit të të mbijetuarve dhe viktimave në Srebrenicë”.
“Por kemi fatkeqësisht shumë njerëz që e mohojnë gjenocidin dhe glorifikim e krimineleve të luftës, e tani besoj që kjo rezolutë do t’i ndalojë të gjithë ata që e mohojnë gjenocidin në Srebrenicë”, deklaroi Salihoviq.
Ajo tutje shtoi se për ta, në veçanti për të mbijetuarit, rezoluta është shumë lajm i mirë dhe diçka shumë e madhe, dhe se kjo dëshmon që nuk janë të vetmuar në misionin e tyre.
E mbijetuara Salihoviq po ashtu tregoi ngjarjen se si iu vra vëllai nga forcat serbe më 13 korrik 1995, aty ku mendoi se ai dhe familja do të ishin të sigurt, siç ishte baza ushtarake holandeze.
Burimi: botasot.info