Si ndikon pirja e ujit në lëkurën tonë?

min lexim

Të famshmit dikur pinin shumë ujë për të dalë me një lëkurë shumë më të pastër para tapetit të kuq. Lëkura e hidratuar duket më e lëmuar dhe më elastike, por më kryesorja, është më e shëndetshme. Përpos kësaj, pirja e bollshme e ujit është e nevojshme për të qëndruar në formë, për një fizik më të mirë.

“Kur lëkura nuk hidratohet siç duhet për periudha të gjata kohore, ajo gjithashtu mund të përshpejtojë procesin e plakjes”, tha Whitney Bowe, një dermatologe e certifikuar nga bordi me bazë në Nju Jork.

“Kur lëkura jonë është e thatë, ajo çon në inflamacion nënklinik, që do të thotë se sinjalet mikroskopike shpërndahen në të gjithë shtresat e lëkurës, duke sjellë rrudhjen më të shpejtë të saj. Madje lëkura fillon të bëhet më e ndjeshme ndaj alergjive të ndryshme. Por, çfarë lidhje ka pirja e ujit me lëkurën tonë? Bowe tha se të qëndrosh i hidratuar është një punë “brenda jashtë, jashtë brenda”, që do të thotë se ajo që hamë dhe ajo që aplikojmë në lëkurë, janë kritike për shëndetin dhe hidratimin e saj.

Sa ujë duhet të pimë?

Ndërsa sasia e ujit që pini nuk do të ketë një efekt të madh në lëkurën tuaj, pirja e një sasie të shëndetshme uji çdo ditë – veçanërisht nëse aktualisht nuk po konsumoni mjaftueshëm – është një ide e zgjuar. Akademitë Kombëtare të Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë në SHBA sugjerojnë 11,5 gota për gratë dhe 15,5 gota për burrat (kjo përfshin ujin nga ushqimi, i cili përbën rreth 20% të marrjes sonë të ujit). Ky numër mund të ndryshojë në bazë të vendit ku jeton dhe sa aktiv je.

Si ta hidratojmë me kujdes lëkurën ?

Pirja e mjaftueshme e ujit është padyshim e nevojshme për një shëndet të mirë, por nëse keni lëkurë të thatë, kjo nuk do të jetë kura.

“Uji është shumë i rëndësishëm, por nëse nuk bëni kujdesin e duhur të lëkurës, nuk ka rëndësi se sa ujë pini, lëkura juaj mund të dehidratohet dhe të thahet”, tha Liu.

“Hidratuesit fillimisht parandalojnë humbjen e ujit përmes lëkurës dhe kanë përbërës që ndihmojnë në tërheqjen e ujit nga nivelet më të thella në epidermë”, vuri në dukje Liu.

“Mbani mend se edhe lëkura e yndyrshme ose e kombinuar mund të jetë e dehidratuar. “Hidratimi i referohet përmbajtjes së ujit në shtresën e sipërme të lëkurës dhe nuk lidhet drejtpërdrejt me sasinë e sebumit ose produktit të vajit,” shpjegoi ajo.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sheshi i Flamurit është i të gjithë shqiptarëve!

Story i radhës

Arka e pensioneve në rrezik, stoku i borxhit arriti 144 mln euro

Të fundit nga