Si ndikoi fëmija i dytë në marrëdhënien e komplikuar të Kylie Jenner dhe Travis Scott?

min lexim

Miliarderja Kylie Jenner dhe partneri i saj Travis Scott janë bërë pak ditë më parë prindër për herë të dytë.

Rrjeti po ziente për ditë me javë nga lajmi që çifti kishte vendosur t’i vendoste të birit emrin Wolf (Ujk), të cilin vetë Kylie e bëri të ditur nëpërmjet një njoftimi në InstaStory.

S’dimë çfarë i ndryshoi papritur mendjen (mbase ngaqë në rrjet shpërthyen meme-t) dhe Kylie njoftoi se emri i djalit nuk do të ishte Wolf. Ata ndiheshin sikur ky emër s’i përshtatej.

Nuk e dimë ende ç’emër i kanë vendosur, por dimë që fëmija i dytë ka rregulluar për mrekulli marrëdhënien e Kylie-t me Travis Scott. Pas lindjes së vajzës së parë, Stormi-t, mes dyshes filluan problemet.

Ata u ndanë për një periudhë kohore, megjithëse takoheshin për të voglën, ndërsa më vonë u bashkuan sërish. Lidhja e tyre ka pësuar ulje dhe ngritje, deri në momentin që vendosën t’i japin njëri-tjetrit një mundësi që do t’i ndyrshonte dhe jetën; një bebush.

Të dy e dëshironin shumë dhe tashmë janë në qiellin e shtatë nga lumturia, me familjen e tyre të plotësuar. Të gjitha mosmarrëveshjet janë zgjidhur, siç tregojnë burime pranë çiftit dhe ata po shijojnë çdo moment së bashku. Duket sikur një jetë e re sapo nisi për ta.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

OKB-ja paralajmëron për krime të mundshme lufte në Ukrainë

Story i radhës

Mësohen çiftet çerekfinaliste të Ligës Unike

Të fundit nga