“Si ndihem unë kur shoh lajmet”- U përfol se kishe nisur një romancë me një gazetare, reagon Olsi Bylyku: Një nga Italia tjetra…

min lexim

Olsi Bylyku ka qenë në qendër të mediave rozë së fundmi fillimisht për ndarjen  nga ish-partnerja e tij Egli Tako për të pasuar me bujën e madhe që bën aludimet për lidhjen e tij të re me një gazetare.

Olsi u përfol shumë në rrjet aq sa për disa ditë titujt kryesor të mediave rozë mbanin emrin e tij.

Së fundmi këngëtari ka postuar një story në faqen e tij të instagramit ku shkruan: Si më duket vetja kush shof lajmet…

Këtë fjali artisti e lidh me tekstin e këngës që dëgjohet në makinën e tij.

“Një në Itali një në Gjermani, një është kaçurrelse një është bjonde 7 kushërira” -dëgjohet teksti i këngës në sfond.

Kjo ishte një ironi nga Olsi për të gjitha lajmet që qarkullonin në media për një apo disa lidhje të tij. Pasi shumë emra u aluduan si partneret e artistit.

Ky reagim i Olsit vjen pas disa javësh nga përhapja e thashethemeve në media se ai kishte krijuar një lidhje dashurie me bjonden e cila me profesion është gazetare.

Ky duket më tepër si një mohim nga ana e Olsi Bylykut për lidhjen me gazetaren, por një reagim të drejtpërdrejt  nuk ka akoma.

Story i mëparshëm

Pronat e ushtrisë, Çollaku: SPAK ka konfiskuar celularët e zinxhirit komandues, për hetimin ndaj Xhaçkës i është marrë dëshmi edhe Presidentit

Story i radhës

Mariçiq: Investimi në projekte të vërteta hap mundësi për të rinjtë dhe djeshëm kontribuon në promovimin e vlerave evropiane në shoqëri

Të fundit nga