“Si lodra me të cilat luajnë fëmijët”, Irani ironizon me sulmin e fundit, thotë se do të përgjigjet nëse Izraeli e sulmon seriozisht

Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amirabdollahian tha se Irani do të jepte një përgjigje të menjëhershme nëse do të kishte një sulm të rëndësishëm nga Izraeli.

Në një intervistë me NBC News të premten, Amirabdollahian tha nëse Izraeli vepron kundër interesave të Iranit, “përgjigja e ardhshme e vendit të tij do të jetë e menjëhershme dhe do të jetë në nivelin maksimal”.

Amirabdollahian minimizoi sulmin e supozuar me dron izraelit në Isfahan në Iranin qendror, duke vënë në pikëpyetje nëse Izraeli ishte i përfshirë.

Ai tha se mini-dronet ishin “si lodra me të cilat luajnë fëmijët tanë”, shkruan BBC.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tirana nuk pranon falimentin dhe premton betejë ligjore

Story i radhës

”Tesla” tenton sërish që ta paguajë Elon Musk 56 miliardë dollarë

Të fundit nga