“Si kaloi në doganë?”- Gazetari ngre dyshimet për kompaninë që bëri analizat e plehut ku ishte kamufluar kokaina

November 25, 2022
min lexim

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me laboratorin e drogës të zbuluar në Fier në vilën e një zyrtari të PS, që punonte drejtor në OST.

Hoxha tha në “Abc live” se ka një laborator tjetër në Jug të vendit, i cili është funksional. Por sipas tij, laboratori që u gjet në Fier ende nuk ishte vënë në punë, pasi nuk ishte nxjerrë kokaina nga thasët me pleh kimik.

“Gjatë gjithë këtij viti kam folur për një laborator tjetër në jug të vendit dhe nuk është ky. Ky nuk u vu në funskion, po të ishte vënë në funksion do të ishte nxjerrë kokainë”, tha Hoxha.

Gazetari shtoi gjithashtu se zona ku u gjet laboratori është mjaft e rëndësishme, pasi Frakulla e Madhe është një nga komunat më të mëdha në vend dhe si rrjedhojë ish-kryekomunari është një personazh i rëndësishëm për zonën.

“Uroj që SPAK të ketë gjetur edhe fije të tjera, kush i ka ndihmruar qoftë me dijeni qoftë pa dijeni, me idenë që po ndihmojnë një personazh të rëndësishëm”, tha gazetari.

Ai ka ngritur hije dyshimi mbi kompaninë e cila ka kryer analizat e plehut organik dhe e ka certifikuar për të kaluar në doganë.

Sasia e plehut organik të kapur është prodhuar në mënyrë artificiale dhe brenda plehut dyshohet se është tretur 430 kg kokainë.

Bëhet fjalë për 24 ton pleh kimik të sekuestruar. Sipas gazetarit Hoxha, sasia e madhe e plehut organik ka tërhequr vëmendjen dhe nga aty ka nisur hetimi.

“Kjo ka një kosto. Ta miksosh kokainën me elementë të tjerë dhe ta rikthesh në gjendjen e mëparshme kërkon kimistë të zotë. Karteli kolumbian që e ka shitur ngarkesën, bashkë me të ka pasur dhe kimistët që kanë bërë të mundur këtë gjë. Së pari fshehjen dhe më pas rikthimin nga plehu në një sasi kokaine. Në Malin e Zi sasi e plehut është marrë me kamion, është zhdoganuar në Shqipëri dhe ka ardhur në Tiranë. Ka qëndruar për një kohë të konsiderueshme mbi një muaj në Kombinat. Nga aty ka shkuar në Frakull të Fierit ku u bë dhe goditja e djeshme.

Rreziku më i madh ka qenë frika për dekonspirim. Është kërkuar që të pritet dhe të shkohet deri në fund. Ka pasur një avantazh që kokaina ka qenë e fshehur në pleh dhe nuk mund të kthehej në gjendjen e mëparshme pa kimistët.

Është mbikëqyrur për 3 muaj, non stop për 24 orë. Në Kombinat ka qenë vazhdimisht në mbikëqyrje, janë përdorur të gjitha asetet nga forcat e posaçme operacionale. Të paktën 60 punonjës janë marrë me mbikëqyrjen e kësaj ngarkese.

Gjithashtu është mbajtur nën vëzhgim çdo person që dilte i dyshuar me këtë ngarkesë. Synimi tjetër ishte të gjendeshin porositësit dhe baza ku ajo do të përpunohej në mënyrë që të goditje laboratori. I gjithë mekanizmi ka dashur kohën e vet. Persona e përfshirë në këtë veprimtari kriminale kanë hyrë në kontakte për të gjetur blerës dhe për të shituar kokainën.

Në përgjim janë mbajtur shumë persona, telefonata, është parë se me kë kanë lidhje këta persona, a kanë lidhje jashtë territorit të Shqipërisë, deri ku shkojnë këto lidhje”, tha Artan Hoxha.

Sipas Hoxhës personat që prisnin ngarkesën “janë përpjekur që të jenë të rregullt nga ana ligjore. Të sigurt që ngarkesa nuk do kapej në skaner, janë kujdesur për pjesën tjetër të dokumentacionit. SPAK i ka të gjitha detajet për të vijuar më tej se si kjo kompani ka siguruar vërtetësinë e analizave. Dihet kompania që ka certifikuar këtë pleh. Ti merr certifikatë sepse nuk kalon dot nga mali, e kalon në doganë. Ata kanë certifikuar dokumentacion të plotë dhe e kanë futur legalisht këtë gjë. Unë nuk e di si janë bërë analizat dhe jam kurioz për këtë. SPAK mbase do na japë një përgjigje. Ata kanë paraqitur analiza në doganë që kjo lëndë është e kontrolluar për tu tregtuar. Pas dokumentacionit, ngarkesa është zhdoganuar, e kanë sjellë në kryeqytet”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zbulohet biseda e Ronaldos me portierin pas gabimit të tij të tmerrshëm

Story i radhës

Xhaferi në Tiranë e mori titullin “Doctor Honoris Causa”

Të fundit nga

ShkoLartë