si iu pergjigje ukraina rusise per dorezimin e mariupolit 623818c9a4f55

Si iu përgjigjë Ukraina, Rusisë për dorëzimin e Mariupolit?

March 21, 2022
1 minut lexim

Kanë kaluar disa orë që nga një afat i caktuar nga Rusia për Ukrainën që të heqë dorë nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, ku 300,000 njerëz besohet të jenë të bllokuar me furnizime në pakësim, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Çfarë kishte thënë Rusia?

Ushtria ruse i kishte dhënë kohë Ukrainës deri në orën 05:00 me orën e Moskës (02:00 GMT) të hënën për të njoftuar dorëzimin e qytetit, duke premtuar se në këmbim do të ruante dy korridore humanitare për civilët që të largoheshin nga qyteti.

Si u përgjigj Ukraina?

Ukraina e hodhi poshtë ultimatumin. “Nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë dorëzim, dorëzim të armëve,” u citua të thoshte zëvendëskryeministri i vendit.

Duke folur për BBC, një këshilltar i kryebashkiakut të qytetit tha se premtimet e Rusisë nuk mund të besohen dhe mbrojtësit do të luftojnë deri në ushtarin e fundit.

Çfarë mund të ndodhë tani?

Nuk është e qartë.

Moska nuk specifikoi se çfarë do të bënin trupat e saj që rrethojnë qytetin nëse ultimatumi i dorëzimit refuzohej.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

helmimet e nxenesve krim i pandeshkuar 62381728be530
Story i mëparshëm

Helmimet e nxënësve, krim i pandëshkuar!

gabimi me i madh qe bejne vajzat dembele para gjumit 623821ad3d735
Story i radhës

Gabimi më i madh që bëjnë vajzat dembele para gjumit

Të fundit nga

Serë kanabisi në Thumanë, arrestohet 28 vjeçari

Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, kanë konstatuar në fshatin Thumanë, një
ShkoLartë