Si i shohin tani ekspertët e statistikave gjasat e Shqipërisë në Ligën e Kombeve

min lexim

Dy humbjet e njëpasnjëshme radhazi të Shqipërisë në Ligën e Kombeve, në shtator ndaj Gjeorgjisë dhe të premten në darkë ndaj Çekisë, kanë ndryshuar pritshmërinë që ka ndaj kuqezinjve për këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Çdo lloj pretendimi për ngjitjen direkte në Ligën A tashmë duket utopi, pasi edhe shanset për të mbijetuar në Ligën B duken shume të ulëta. Këtë e thonë edhe ekspertët e statistikave, të cilët kanë simuluar në programe kompjuterike vazhdimësinë e fazës në grupe të aktivitetit.

Ekspertët e “Football Meets Data” kanë bërë 10 mijë simulime të ndeshjeve të mbetura në grup dhe parashikojnë se Shqipëria ka mundësi shumë të pakta për të shkuar si fituese e grupit në Ligën A. Ata parashikojnë se ka vetëm 5% mundësi që kjo të ndodhë, ndërsa 13% është mundësia që Shqipëria të dalë e dyta në grup dhe të shkojë në play-off kundër një prej skuadrave që dalin të tretat në Ligën A.

Simulimet parashikojnë 31% mundësi që Shqipëria të dalë e treta në grup dhe të shkojë në play-out për rënien në Ligën C, si dhe 50% mundësi që kuqezinjtë bien direkt një Ligë më poshtë në fund të këtij edicioni.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Katër të vdekur, momenti i shpërthimit në një pikë karburanti në kryeqytetin e Çeçenisë

Story i radhës

Në Strugë mungojnë logopedët dhe defektologët

Të fundit nga