Si është situata në spitalin Covid? Çomo jep detajet: 50 të shtruar, 70% janë në formë të rëndë

March 2, 2022
1 minut lexim

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur për të folur rreth situatës së pandemisë dhe masave anti Covid.

Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka treguar si është situata në spitale duke shpjeguar se shifrat kanë rënë por vijojnë të marrin trajtim pacientë që kryesisht janë të pavaksinuar.

Çomo: Një muaj më parë kemi pasur 175 pacientë ndërsa tani është 50 të shtruar. Pjesa më e madhe e tyre, 70% janë forma të rënda, pjesa tjetër janë forma të rënda e kritike.

Të shtruar në spital janë njerëz të pavaksinuar dhe pavarësisht se kemi ulje të të shtruarve në spital, kemi vdekje çdo ditë dhe nëse këta persona do ishin vaksinuar, numri i humbjeve të jetës do të ishte shumë më i ulët. Vijoj të bëj thirrje që pavarësisht se kemi ulje të rasteve, arma e fortë që duhet ta mbajmë është procesi i vaksinimit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Duka: T’i lëmë mllefet dhe sulmet, të zhvillojmë futbollin

Story i radhës

Vendoset shtyrja e zgjedhjeve në FSHF

Të fundit nga

ShkoLartë