Si duket marrëdhënia ideale?

min lexim

Një marrëdhënie ideale nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, nuk ka as sekrete dhe as receta. Eshtë shumë e thjeshtë nga ç’mendoni ju dhe si gjithçka në jetë edhe raporti është komunikim. Lloji juaj i komunikimit duhet të duket kështu!

E keni nisur si shokë

Gjërat e bukura kanë gjithmonë nevojë për kohë. Takimi i parë është tjetër gjë; ju e keni kuptuar se ndiheni mirë me njëri-tjetrin pas ca kohësh bashkë, pasi jeni njohur dhe jeni bërë miq.

Ai të bën gjithmonë të qeshësh edhe në momentin më delikat

Nuk ka të bëjë se sa i mirë është seksi; nëse kur jeni bashkë shpesh qeshni me zë të lartë, do të thotë se jeni më shumë se të dashur të zakonshëm që qajnë hallet. Jeni miq dhe e argëtoni njëri-tjetrin.

Ai të do gjithmonë afër

Edhe nëse del me shokët, të merr me vete, por nuk ndihesh aspak sikur po i bezdis. Sepse kur je me ta, je një ndër miqtë e tij dhe një mikeshë e miqve të tij. Praktikisht, të gjithë në shoqërinë e tij të njohin si “shoqja me të cilën bën edhe seks”. Thënë nga ata, është një vlerësim.

E kupton se çfarë po mendon ai

Thjesht njiheni mirë, njiheni si shokë. Kuptoheni pa qenë e nevojshme të thoni asgjë dhe nuk ka asgjë më të mrekullueshme.

Të ka parë në momentet e tua më të këqija

Dhe të ka ndihmuar. Një shok dhe një i dashur i vërtetë është aty edhe nëse nuk je në humor, edhe nëse nuk jep më të mirën.

Mund të kaloni bashkë një ditë të tërë pa bërë asnjë plan

Mund t’ju shkrepet të shkoni në Dhërmi, në mal, por edhe mund të kaloni tërë ditën në shtrat pa bërë asgjë. Ndiheni rehat dhe të lumtur me njëri-tjetrin sepse jeni bashkë dhe bisedat nuk mbarojnë kurrë.

Nuk e ndjeni ndonjëherë nevojën për shkëputje

I kuptoni shumë mirë prioritetet e njëri-tjetrit, nuk ndërhyni tek koha e tij për të punuar apo mësuar, dhe as ti tek e tija. Nëse keni për të bërë diçka tjetër, nuk ju shijon asnjëherë më shumë sesa kur jeni bashkë.

Ai ka shumë besim tek ti

Jo vetëm në kuptimin që nuk ka frikë se do ta tradhtosh; ka aq shumë besim tek ti sa mund të të tregojë gjëra të cilat nuk ia ka thënë askujt, që janë shumë të rëndësishme për të.

Çdo herë bashkë është si takimi i parë

Keni gjithmonë të njëjtën dëshirë, të njëjtën energji, edhe nëse jeni bashkë prej vitesh. Është si të jeni në një muaj mjalti që nuk mbaron kurrë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Cilat vende janë në rrezik pa gazin natyror rus – Çfarë vlen për Greqinë

Story i radhës

Atletico Madrid mposht Valencian

Të fundit nga