Dihet që çdo dekorim i shtëpisë për Krishtlindje, fillon me vendosjen e dritave. Dhe ndërsa lëmshi i dritave, i cili disi arrin të ngatërrohet çdo vit e më shumë, është për shumë një dhimbje koke goxha e ëmbël për Krishtlindje, ajo që pak njerëz e dinë është se dritat fshehin rreziqe të tjera, shumë më serioze.
Në anën tjetër të Atlantikut, legjislacioni në shtetin e Kalifornisë detyron kompanitë që i prodhojnë ato të vendosin paralajmërime në paketat që shkruajnë: “Kanceri dhe dëmtimi riprodhues”.
Dritat e Krishtlindjeve që blejmë në mbarë botën janë të mbuluara me kimikate të dëmshme si plumbi.
Në SHBA, ka paralajmërime përkatëse për paketat për shkak të të ashtuquajturit ligji i Propozimit 65 të Kalifornisë që “kërkon që bizneset të japin paralajmërime për kalifornianët rreth ekspozimeve të konsiderueshme ndaj kimikateve që shkaktojnë kancer, defekte të lindjes ose dëmtime të tjera riprodhuese”.
Megjithatë, ka disa gjëra që mund të bëni nëse jeni të shqetësuar për ekspozimin ndaj kimikateve të dëmshme nga dritat e pemës së Krishtlindjes.
-Lani duart dhe duart e fëmijëve tuaj pasi të keni ndezur ose hequr dritat, veçanërisht nëse planifikoni të përgatisni ushqim ose të hani menjëherë pas kësaj.
-Sigurohuni që fëmijët e vegjël të mos luajnë me dritat ose t’i fusin ato në gojë.
-Mundohuni të blini drita që janë të etiketuara “pa përmbajtje plumbi”./albeu.com
Burimi: GAZETA.MK