Si do të zhvillohet përfaqësimi i drejtë? Minçev nuk është i njoftuar se çfarë do të parasheh ligji i ri

November 8, 2024
min lexim


Ministri për administratë publike, Goran Minçev nuk ka informacione se si po vijon puna për ligjin e ri për përfaqësim të drejtë. Thotë se për këtë është angazhuar grup ekspertësh dhe se ai e mbështet atë që ata po punojnë. Nuk ka informacione as në lidhje me atë se sipas cilit mekanizëm do të zbatohet përfaqësimi i drejtë dhe çfarë parasheh ligji i ri nëse Balancuesi deri më tani është keqpërdorur.

“Unë nuk jam pjesë e atij grupi të punës, por fuqishëm angazhohem dhe mbështes qëndrimin që të punojnë, ajo zgjidhje ligjore është produkt i ekspertëve, i asaj fushe të posaçme, shoqërisë akademike, opinionit profesional të ekspertëve që merret me çështje kushtetuese të përfaqësimit të drejtë të bashkësive etnike. Se ka pasur keqpërdorime më herët, është fakt, kjo është notuar dhe duhet tejkaluar. Zgjidhja e re duhet të tejkalojë këtë problem”, tha Goran Minçev.


Minçev thotë se zgjidhja e re ligjore duhet të kalojë përmes Komisionit të Venecias dhe se duhet të jetë cilësore që të mos sillemi në situatë që të kontestohet nga Gjykata kushtetuese. Tha se nuk e di saktë kur ligji do të jetë gati, por se nuk duhet shpejtuar, me çka parashtrohet edhe pyetja se si do të zhvillohen punësimet gjatë kësaj periudhe.

“Mundësitë për konkurse publike vazhdojnë më tej, ne kemi thënë se këto konkurse që janë filluar me Balancuesin do të përfundojnë, përkatësisht institucionet për të cilat janë ato konkurse si dhe ato konkurse që ishin pa Balancuesin përkatësisht për institucionet të cilat nuk kanë obligim për Balancuesin, gjithashtu vazhdojnë. Në këtë periudhë përderisa nuk ka zgjidhje ligjore që është kategori kushtetuese konkurset vazhdojnë në bazë të rëndësisë dhe unë po përsëris, disa herë e kam thënë qëndrimin tim, me këtë zgjidhje ligjore nuk duhet shpejtuar”, deklaroi Minçev.


Nga LSDM me kritika deri te ministri Minçev, thonë se si njeriu i parë që ka për detyrë reformat, nuk është pjesë e grupit të punës. Me këtë, siç thonë nga kjo parti opozitare, ai konfirmon se është subjekt i parëndësishëm në Qeverinë e Mickoskit.

“Konferenca e sotme për media e Ministrit për administratë publike nga radhët e ZNAM, Goran Minçev, konfirmoi se edhe ai edhe partia e tij janë shkronjë e pazëshme në Kabinetin e Mickoskit. Minçev konfirmoi se si njeriu i parë i angazhuar për reformat në administratën publike nuk është pjesë e grupit qeveritar të punës që duhet të ofrojë zgjidhje të re pas shfuqizimit të Balancuesit, me vendimin e Gjykatës kushtetuese”, tha LSDM.


Këto ditë zv.kryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai tha se ligji i ri do të sjellë arritje definitive të përfaqësimit të drejtë pa pasur keqpërdorime.



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Për një muaj tre raste! Ndërron jetë vajza 5 vjeçare në Klinikën për Fëmijë në Shkup

Story i radhës

Mbetjet e kthyera të Kurum/ Kumbaro: Do bëhen analiza në 3 laboratorë jashtë vendit

Të fundit nga

Gënjeshtra, dobësi apo aftësi?

A mund të na çojë një gënjeshtër e bardhë në rrugën e një mashtrimi më të madh? Pasi themi një gënjeshtër, çfarë mund të na ndalojë për të  gënjyer? Pse ndonjëherë mendojmë
ShkoLartë