Si do të reflekton Ahmeti ndaj porosive të Mickoskit, a do të pranon ndihmën e ofruar për pastrimin e “strukturave kriminele”?!

October 7, 2024
min lexim

Shkup, 7 tetor – Në BDI sot kanë heshtur lidhur me pyetjet dhe porositë e djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili në cilësinë e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, nga konventa e rinisë partiake i bëri apel Ali Ahmetit të reformohet dhe të pastrojë partinë nga “strukturat kriminele”. Nuk është e qartë nëse në BDI anë vendosur të injorojnë këto mesazhe të Mickoskit, ose duket po i analizojnë mjaft seriozisht, para se të dalin me ndonjë përgjigje. Më shumë duket të jetë e dyta, prandaj për të blerë kohë deri në analizimin e plotë të porosive të kryeministrit dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, BDI sot ka mbajtur një pres konferencë me akuza të gabuara ndaj udhëheqësisë së ndërmarrjes MEPSO, duke akuzuar udhëheqësinë aktuale për gabime të udhëheqësisë së mëparshme, deri sa vetë kanë qenë në pushtet.

Sidoqoftë në fokusin e kësaj analize nuk është reagimi i gabuar i BDI-së ndaj MEPSO-s, por porositë e kryeministrit Mickoski dhe reflektimimi, apo mosreflektimi i BDI-së ndaj këtyre porosive. Shtabi në Reçicë të Vogël me siguri është në hall të madh në deshifrimin tyre, sepse ishin porosi aty-këtu me kuptime të dyfishta. Mickoski e “gozhdoi” BDI-në me porosinë se duhet të vetëdijësohet dhe pajtohet që është në opozitë, mirëpo në anën tjetër u ka dhënë pak shpresë me apelin që të reformohen, madje duke u ofruar edhe ndihmë për t’u reformuar.

Siç e di opinioni, Mickoski, në cilësinë e liderit të VMRO-DPMNE-së, dje nga konventa e rinisë partiake ka dërguar disa porosi deri te lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në mesin e të cilave ë së tepërmi jehonë ka bë porosia për pastrim të partisë nga struktura kriminele.

“Flakareshat” e ashpra në adresë të BDI-së dhe kryetarit të saj, Mickoski i zbuti pak me një porosi qëllim mirë, duke shprehur brengosje për Zajazin në Kërçovë dhe shpërnguljen masive me të cilën po përballet ky fshat nga ku vjen Ahmeti, shkruan Zhurnal.

Mickoski madje ka pyetur liderin e BDI-së se kush mban përgjegjësi që në 20 vitet e fundit, nga vendi janë shpërngulur mbi 100 mijë shqiptarë, duke hedhur në mënyrë indirekte pesë të përgjegjësisë edhe te BDI, si parti me stazh më të gjatë qeveritar.

“Do t’i drejtohem edhe Ali Ahmetit, por jo ashtu siç m’u drejtua, jo shumë kohë më parë. Reformo partinë. Një BDI e reformuar është e rëndësishme për atdheun. Pastroni kriminelët nga radhët tuaja, ne do t’ju ndihmojmë për këtë. Më beso ne do t’ju ndihmojmë. Ky është atdheu ynë i përbashkët. E shihni sa shumë shqiptarë shpërngulen çdo ditë? Shtëpitë në Zajazin tënd janë bosh. Në vend që të mbusheni me njerëz, me fqinjët, të afërmit, miqtë tuaj. Në 20 vjet më shumë se 100 mijë shqiptarë emigruan nga vendi. E kujt është përgjegjësia? Nuk kam kohë për përplasje publike dhe për të sulmuar njëri-tjetrin përmes publikut dhe për të nxitur tensionet. Unë kam punë më të zgjuar se kjo. E di që ju shkon të hyni ndonjëherë në konflikte me VMRO-DPMNE-në, por kjo është politikë e përditshme mendjengushtë, kalojeni. Jepni, kontribuoni me projekte, propozime dhe ju premtoj se do të pranojmë gjithçka që do të thotë përparim dhe zhvillim i vendit. Nuk është mirë të nisësh çështjet etnike sa herë që je në opozitë dhe kur je në pushtet të bëhesh parti e gjelbër.

Shqiptarët në vend jetojnë keq, është e pamohueshme që disa nga shqiptarët e respektojnë Ahmetin, pse ai është ashtu siç ka qenë në 20 vitet e fundit. Po pse të mos e meritojë respektin edhe nga maqedonasit? U treguat vizionar për disa gjëra, por duhet treguar edhe vizionar përmes projekteve, ideve, konkurrencës së vizioneve. Ju duhet të tregoni se e respektoni Maqedoninë. Pajtoni, ju jeni opozita dhe disa nga bashkëpunëtorët tuaj më të afërt duhet të jenë të vetëdijshëm për atë që po bënin. Dhe për atë që ata bënë, ekziston një institut që quhet “përgjegjësi”. Unë ju premtova dhe ju premtoj se do t’ju ndihmojmë të pastroni BDI-në nga struktura të tilla kriminale”, tha Mickoski.

Në këtë situatë, ndoshta kanë të drejtë ata përfaqësues të BDI-së që mendojnë se me këtë apel Mickoski u ka bë me dije se në të ardhmen mund të bashkëpunon me ta si parti, nëse largojnë, siç i quajti, “strukturat kriminele”, shkruan Zhurnal. Por, mund të kenë të drejtë edhe ata përfaqësues të BDI-së që parashtrojnë pyetjen se nëse partia largon nga radhët e saj ato struktura, që VMRO-DPMNE i konsideron kriminele, çka o të mbetet prej partisë? Aq më tepër tek “integristët” është prezente dilema se nëse bëjnë një “pastrim” të tillë, a do të mund të pretendohet se edhe ato figura e struktura që do të mbijetojnë, do të kenë të drejtë morale të pretendojnë se janë të pastra, kur kanë qenë të rrethuara me aq shumë “struktura kriminele”.

Pastrimi i vetëm disa figurave të parëndësishme, nuk do t’ua mbushë syrin as votuesve, as partnerëve të ardhshëm eventual politikë, e as përfaqësuesve ndërkombëtarë. Kurse pastrimi më thelbësor mund të shkakton dridhje tektonike ndërpartiake, që do të shkaktojnë edhe probleme primare, e jo vetëm sekundare e terciare, që mund të nxjerrin “ujin nga shtrati” partiak, e prapë se prapë të vazhdojnë të mbeten në opozitë. Sidoqoftë, është koha për reflektim, por nëse bëhet ndonjë gabim, mund të paguhet shumë shtrenjtë./Zhurnal

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shala e konsideron absurde idenë që letra e kërkimfaljes së Zhegrovës, Muriqit e Muslijës ishte falsifikuar

Story i radhës

VLEN me akuza ndaj BDI-së dhe LSDM-së! Imeri: Ku përfunduan miliona euro?

Të fundit nga

Shqipëria bllokon TikTok për një vit

Shqipëria ditën e Shtunë njoftoi se do të bllokojë aksesin në TikTok për një vit, një vendim që erdhi në përgjigje të vrasjes së një adoleshenti muajin e kaluar duke shtuar shqetësimet
ShkoLartë