Më së shumti reshje shiu, gjashtë litra për metër katror në 24 orët e fundit, kanë rënë në Dojran, dhe nga një litër për metër katror në Demir Kapi, Mavrovë dhe Krushevë, njofton Drejtoria për punë hidrometerologjike.
DPHM saktëson se moti pasdite dhe në mbrëmje do të jetë me vranësira të pjesshme dhe në shumë vende jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.
Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje më të bollshme shiu në një kohë të shkurtër, erë të fortë, shkarkime elektrike dhe kushte breshëri.
Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 25 dhe 32 gradë Celsius, ndërsa indeksi UV do të jetë 6.
Në Shkup pasdite temperatura do të arrijë deri në 30 gradë Celsius.
DPHM njofton se mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm do të vazhdojë edhe nesër në disa vende me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.
Temperatura e ajrit do të ulet me 5 deri në 7 gradë.
Ditën e shtunë moti do të stabilizohet, ndërsa të dielën gjatë natës deri të hënën dhe të hënën do të jetë i paqëndrueshëm me reshje lokale të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë.