Sipas vlerësimeve të institucioneve kompetente, sonte në protestën e VMRO-DPMNE-së para ndërtesës së Qeverisë kanë qenë të pranishëm nga 12 deri në 14 mijë qytetarë.
Përveç që flet për kapacitetin e dobët të partisë për të animuar anëtarësinë e saj, flitet edhe për atë se si perceptohen kryetarët e VMRO-DPMNE-së në komunat që ata udhëheqin.
Nëse ndjekim logjikën se gjysma e të pranishmëve në protestë janë nga Shkupi, gjë që ka qenë praktikë e vazhdueshme e protestave dhe simpatizantëve të dy partive më të mëdha politike, atëherë vijmë në faktin se nga brenda në protestë ishin të pranishëm mes 6000 dhe 7000 qytetarë.
VMRO-DPMNE ka kryetar komunash në 42 komuna në vend, shumë prej tyre janë qytete të rëndësishme dhe të mëdha si Manastiri, Prilepi, Shtipi, Velesi, Kavadari…
Nga 42 komuna, VMRO-DPMNE në protestën sonte nuk arriti të marrë as 3% të votave që i kishte fituar vetëm shtatë-tetë muaj më parë.
Është e qartë se sot në protestë kanë dalë vetëm ata anëtarë besnikë të partisë dhe bashkëpunëtorët më të afërt të kryetarëve të komunave.
Kjo flet mjaftueshëm që njerëzit e zakonshëm mendojnë për Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE dhe kryetarët e tyre.