Si banda e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja kishte “shtrirë tentakulat” deri në sistemin e drejtësisë

min lexim

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbardhur aktivitetin kriminal të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, të cilët drejtonin një organizatë të fuqishme të trafikut të drogës, kanë kryer vrasje me pagesë, kanë tentuar të ekzekutojnë Nuredin Dumanin, Erion Alibejn etj, si dhe kanë pastruar paratë e krimit duke investar në sektorin e ndërtimit dhe në kompani të ‘vjetra.

Por, jo vetëm kaq, dy vëllezërit, me pushtetin e tyre të fituar nga trafiku i drogës, kanë arritur të shtrijnë tentakulat deri në sistemin e drejtësisë.

Sipas asaj që është konstatuar nga hetimet e SPAK, rezulton se Franc dhe Hajdar Çopja, kanë korruptuar gjyqtarë, prokurorë dhe funksionarë të tjerë të drejtësisë.

Gjithashtu ata kanë rektutuar dy punonjës Policie për të kryer veprime në kundërshtim me detyrën për llogari të organizatës kriminale.

SPAK bën me dije po ashtu se, kanë zbuluar edhe faktin penal të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, nga një punonjëse  e administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës  së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan,  kryer gjatë periudhës kohore shtator – tetor të vitit 2020, në Elbasan.

“Gjithashtu, është evidentuar dhe rekrutimi i dy punonjësve të policisë së shtetit, për të kryer veprime në kundërshtim me detyrën për llogari të organizatës kriminale.

Është evidentuar edhe fakti penal i “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, ”, ngjarje e ndodhur gjatë vitit 2020 në Elbasan  dhe “Korrupison aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Gjithashtu hetimet kanë zbuluar edhe faktin penal të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, nga një punonjëse  e administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës  së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan,  kryer gjatë periudhës kohore shtator – tetor të vitit 2020, në Elbasan”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Story i mëparshëm

Dimitrievski: VLEN po nxit largimin e ZNAM-it nga Qeveria / Murtezi: Nuk është e vërtetë, çdo veprim është për të mirën e qytetarëve

Story i radhës

SHBA forcon aleancat në Indo-Paqësor

Të fundit nga