Kur Instagram lançoi Threads më 5 Korrik, CEO i Meta Mark Zuckerberg shkroi në Twitter për herë të parë në 11 vite.
Cicërima, e cila nuk përmbante asnjë tekst, shikoi Zuckerberg të referonte memen e Spider-Man për të vënë në lojë Elon Musk.
Debutimi i Threads u përkthye në një boom për një aplikacion tjetër me të njëjtin emër. Threads, një alternativë e Slack e cila ka qarkulluar që prej 2019-ës shikoi më shumë se 880 mijë shkarkime në iOS gjatë periudhës 6-12 Korrik sipas një llogaritjeje të Data.ai.
— threads (@Threads) July 7, 2023
Edhe pse kishte shumë pak shkarkime përpara kësaj periudhe, Threads u bë aplikacioni i 52-të më i shkarkuar në App Store globalisht.
Në disa vende të Bashkimit Evropian si Gjermania, Spanja dhe Italia hyri në listën e 10 aplikacioneve më të shkarkuara. Kjo ka të bëjë për faktin se aplikacioni Threads i Instagram nuk është i disponueshëm në BE.
Përveçse ka pronësinë mbi Threads.com, Threads (alternativa e Slack) ka vënë re një rritje të konsiderueshme të trafikut në uebsajt. Në fakt kompania që atëherë ka shtuar edhe një afishe në faqen zyrtare se nuk ka lidhje me Instagram.
Në Twitter kanë bërë një paralajmërim të ngjashëm ku thonë se nuk kanë asnjë lidhje me Meta.
/PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL