Si AMD u bë një gjigant çipesh dhe sfidoi Intel

min lexim

Advanced Micro Devices bëri historinë këtë vit kur kaloi Intel për nga pjesa e tregut për herë të parë. Intel prej vitesh ka mbajtur rolin e lideri të tregut për procesorët për kompjuterë, por ecuria e fundit e AMD është vënë në lëvizje mbarë industrinë.

Në një prej blerjeve më të mëdha në historinë e gjysmëpërçuesve, AMD bleu kompaninë e çipeve adaptive Xilinx në Shkurt për 49 miliardë dollarë.

Tani çipet e AMD janë në dy modele Tesla, një roverin Perseverance të planit Mars, në kullat celulare 5G dhe super kompjuterin më të fuqishëm në botë.

“AMD po mund Intel në të gjithë indikatorët që kanë rëndësi dhe nëse Intel nuk rregullon proceset e prodhimit, për të gjetur mënyra të reja të prodhimit të gjërave, ata do të vijojnë të ngelen inferiorë,” shprehej Jay Goldberg, një këshilltar për industrinë e çipeve pranë D2D Advisory.

“Duke e pabesueshme apo jo? Sepse për dekada me radhë ata kanë pasur probleme me performancën,” tha Goldberg. “Sot kjo ka ndryshuar.”

Burrat kanë fabrika

AMD u themelua në 1969 nga tetë individë, më i spikaturi ishte Jerry Sanders. Ekzekutiv i famshëm së fundi ishte larguar nga Fairchild Semiconductor për të cilin ndan kredibilitet në shpikjen e qarqeve të integruara.

“Ishte një prej shitësve më të mirë që Lugina e Silikonit kishte parë ndonjëherë,” tha Stacy Rasgon, analist pranë Bernstein Research.”

Ai ishte njeriu pas shprehjes së famshme “Burrat e vërtetë kanë fabrika,” një koment që sot shihet si problematik në një numër nivelesh dhe është refuzuar edhe nga vetë historia.

Ndërsa teknologjia avancoi, prodhimi i çipeve u bë shumë i kushtueshëm. Sot duhen miliarda dollarë dhe vite të tëra për të ndërtuar një fabrikë. AMD dizajnon dhe teston çipet e saj por nuk ka fabrika.

Në vitet 70 AMD pomponte çipe kompjuterike. Drejt viteve 80 ishte një furnizues dytësor për Intel. Pasi rrugët e AMD dhe Intel u ndanë, AMD përdori njohuritë e fituara nga çipet e Intel për të krijuar produktet e saj të cilat ishin kompatibël me softuerët x86. Intel paditi AMD në gjykatë, por në 1995 gjykatësi i çështjes i dha të drejtë AMD për të vijuar dizajnimin e çipeve x86 duke sjellë çmime më të ulët për konsumatorët fundorë.

Në 2006 AMD bleu kompaninë e çipeve pa fabrika ATI për 5.4 miliardë dollarë. Më pas në 2009, kompania shkëputin krahun prodhues të kompanisë si një biznes me vete që mori emrin Global Foundries.

Pikërisht në këtë moment filloi ekzekutimi i një strategjie që vetëm sot po ja shohim frytet. Global Foundries doli publikisht në 2021 dhe mbetet një prej prodhuesve më të mëdhenj të çipeve të avancuara gjetur në komponentë më të thjeshtë siç janë ekranet apo frenat e makinave. Në 2018-ën ndalo të prodhuar çipe të teknologjisë së fundit.

Për këtë AMD u kthye nga Taiwain Semiconductor Manufacturing njohur si TSMC, kompani e cila sot prodhon çipet më të avancuara të AMD.

Të kapësh Intel-in

Konkurrenca kundrejt AMD vjen nga dy kompani kur bëhet fjalë për dizajnimin e mikroprocesorëve më të avancuar: Nvidia që prodhon procesorë grafikë (GPU) dhe Intel që prodhon njësi qendrore përpunimi (CPU).

Edhe pse AMD kontrollon shumë më pak treg GPU dhe CPU krahasuar me Nvidia dhe Intel respektivisht, ka bërë hapa të mëdha përpara duke u distancuar nga prodhimi vetë i çipeve.

Rivali më i ethshëm i AMD, Intel vitin e kaluar shtoi përpjekjet në proceset e prodhimit të çipeve duke investuar 20 miliardë dollarë në fabrika të reja në Arizona dhe 100 miliardë dollarë në Ohio për të cilin thotë se do të jetë kompleksi më i madh në botë i prodhimit të çipeve.

Por projektet në fjalë janë vite larg të qënurit një realitet. Intel nuk po ecën përpara aq shpejtë sa duhet. Ata thonë se presin që të vazhdojnë të humbasin pjesë tregu vitin e ardhshëm dhe kjo e ka ndihmuar AMD.

Linja e procesorëve Zen të AMD lançuar në 2017-ën shihet si çelësi i suksesit të kompanisë në vitet e fundit. CEO-ja e AMD e quan produktin e preferuar ndërsa analistët thonë se është kjo linjë që shpëtoi AMD nga falimentimi.

Në mesin e produkteve Zen, familja e procesorëve EPYC bëri hapa monumentalë përpara duke pushtuar qendrat e të dhënave. Familja më e fundit Genoa bazuar në arkitekturë Zen 4 aplikuar edhe në çipet Ryzen 7000 tërhoqi vëmendjen e konsumatorëve si Amazon, Google, Oracle, IBM dhe Microsoft.

Të ardhurat e AMD u trefishuan nga 2017 në 2021, nga 5.3 miliardë dollarë në 16 miliardë dollarë. Ndërsa të ardhurat e Intel janë rritur gjithashtu por jo me të njëjtin ritëm.

Suksesi i AMD për të kapur avancimet teknologjike të Intel vazhdimisht i atribuohet Su, e cila mori drejtimin si CEO në 2014-ën. Numri i punonjësve sot është tre herë më i lartë ndërsa Su u shpall ekzekutivja e dytë më në zë e vitit në 2020 nga Fortune.

Sot ajo që po dëmton AMD është rënia e tregut të kompjuterëve personalë. Në tre mujorin e tretë të 2022 AMD nuk arriti pritshmëritë ndërsa Intel paralajmëroi një fundvit të zymtë. Shitjet e kompjuterëve ranë me 20%, rënia më e madhe në 20 vite.

Nuk është vetëm rënia e shitjeve të kompjuterëve. Avancimet teknologjike të çipeve po ndryshojnë. Një rregull i industrisë, quajtur Ligji Moore ka diktuar për vite me radhë numrin e tranzistorëve që duhej të dyfishohej çdo dy vite.

Ky ligj parashikojnë analistët se ka edhe një dekadë. Për këtë arsye AMD bleu Xilinx, njohur për çipet adaptive quajtur Field-Programmable Gate Arrays ose FPGA. Në fillim të vitit AMD bleu startupin cloud Pensando për 1.9 miliardë dollarë.

Çdo ditë e më shumë kompanitë e mëdha po dizajnojnë vetë çipet. Procesorët (CPU) janë përdorur sot për çdo gjë nga kompjuter personal në qendrat e të dhënave. Sot ka trend ka filluar të ndryshojë. Amazon dizajnon çipet e saj Graviton. Google ndërton çipet e inteligjencës artificiale për telefonët Pixel.

Edhe arkitekturat e çipeve o ndryshojnë. Çipet Intel dhe AMD bazohen në një arkitekturë tashmë 5 dekada të vjetur që është x86. Nga ana tjetër çipet e arkitekturës së ARM por rriten në popullaritet me kompani si Nvidia që ndërton çipet Ampere apo Apple që përdor tashmë çipet e veta ARM në vend të atyre Intel.

Analistët besojnë se është pikërisht AMD në pozitat më të mira për të diversifikuar biznesin e saj të çipeve x86. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Joseph: Barrikadat hiqen që të mund të vendosen lehtësisht

Story i radhës

Pajaziti: Kjo ndarje e fondeve mund të krijojë pabarazi në Luginë, si me serbët e Kosovës

Të fundit nga