Si 172 milionë euro u bënë 300 milionë? A do ta ketë Shkup-Bllacë fatin e autostradës Kërçovë-Ohër?!

October 25, 2024
1 minut lexim


Aksi i autostradës Kërçovë-Ohër i Korridorit 8 filloi të ndërtohet në shkurt 2014. 10 vjet më vonë, ende nuk është gati. Po a do ta ketë të njëjtin fat edhe autostrada Shkup-Bllacë me gjatësi prej 12,5 kilometrave?  Faza e parë me gjatësi prej 2 km filloi në 2019. Afati ka kaluar ndërsa paralajmërohet se do të lëshohet në përdorim muajin e ardhshëm.

Ministri i Transportit Nikolloski tha se vetë projektimi është i dyshimtë. Siç tha ka dyshime se traseja e zgjedhur dhe projekti i përgatitur janë bërë, kështu që mund të dihet se kush ka marrë para nga shpronësimi dhe cila kompani e ka marrë projektin që është aq i keq që 2 kilometrat nuk lidhin asgjë, përkatësisht përfundojnë në një gropë të madhe.


Kur dhe a do të fillojë ndërtimi i fazës së dytë me gjatësi prej 10,5 km është një pikëpyetje e madhe. Sipas projektit ekzistues, ka mundësi që këto 10 km të na kushtojnë 300 milionë euro. Andaj, sipas Nikolloskit, ka dy opsione. I pari opsion është që të kontrollohet ajo që e pohon kompania e cila është përkrahje teknike, përkatësisht të shkohet me kualifikim të projektit dhe të shihen ofertat e kompanisë. Nëse konfirmohet ajo që e pohon kompania franceze se do të kushtojë 300 milionë euro, atëherë nuk ka logjikë që projekti të vazhdojë. Opsioni i dytë është që të përpilohet studim i ri fizibiliteti për një trase të re që do të jetë më funksionale.

Të enjten në Daily Click zëvendësdrejtori i NP Rrugë shtetërore, Nazim Taipi konfirmoi se projekti rishqyrtohet por nuk tha se është hedhur poshtë totalisht.


Autostrada Shkup-Bllacë filloi të ndërtohet në 2019, përkatësisht faza e parë prej 2km. Sipas premtimeve të asaj kohe, duhej të përfundohej në 2023. Faza e dytë, d.m.th. ndërtimi i 10, 5 km të tjera duhej të fillonte në 2020.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ndryshimet Kushtetuese- Mexhiti: Ka vullnet të mirë!

Story i radhës

Dy aksidente brenda pak orësh në autostradën Tiranë- Durrës, shkaku dyshohet…

Të fundit nga

ShkoLartë