Shumica e ukrainasve besojnë se do jenë pjesë e BE brenda 10 vitesh

min lexim

Të paktën 88% e ukrainasve besojnë se vendi i tyre do të anëtarësohet në Bashkimin Europian brenda 10 vitesh.

Të dhënat i referohen një sondazhi të Institutit Ndërkombëtar të Sociologjisë në Kiev, të cilat u publikuan të hënën, raporton VOA.

Ukraina aplikoi për anëtarësim në BE pak kohë pasi u sulmua nga Rusia dhe mori statusin e kandidatit në muajin qershor.

Sulmi ka shkaktuar mijëra viktima civile dhe ka shkatërruar territore dhe infrastrukturën në Ukrainë.

Për sondazhin u pyetën 1000 persona në të gjithë Ukrainën, me përjashtim të rajonit të Krimesë dhe zona të tjera nën kontrollin e Rusisë përpara se Moska të niste sulmin më 24 shkurt.

Edhe në lindje të vendit, ku luftimet janë më të ashpra, ukrainasit janë shprehur shumë optimistë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Shtatëdhjetë e gjashtë për qind e të pyeturve në sondazh janë shprehur se e shohin të ardhmen e vendit të tyre në BE. Vetëm 5% thanë se besonin se lufta do të shkatërronte ekonominë e vendit dhe do të provokonte një eksod të madh të ukrainasve.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kritikat e ashpra të BE dhe SHBA, Ibrahimaj: S’jemi tërhequr nga amnistia fiskale!

Story i radhës

Vuçiqi lakuriq para Bashkësisë Ndërkombëtare, veprimet e Kurtit e futën në grackë

Të fundit nga