Rreth 77,5 për qind e publikut polak janë në favor të faktit që Polonia të vazhdojë të armatosë Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus, ka zbuluar një sondazh.
E përditshmja polake “Rzeczpospolita”, e cila autorizoi sondazhin nga anketuesi IBRIS, theksoi se “Polonia deri më sot i ka dërguar Ukrainës mbi dy miliardë dollarë armatime”.
“Polonia është ndër vendet kryesore që mbështesin ushtarët ukrainas”, shkruante gazeta.
“Të dhënat nga Instituti i Kielit për Ekonominë Botërore tregojnë se ne jemi në vendin e katërt për sasinë e deklaruar të armëve për fqinjin tonë lindor, në një vlerë prej 1,82 miliardë euro”, thekson ajo.
Sipas hulumtimit të IBRIS, 77,5 për qind e të anketuarve favorizojnë dërgimin e armëve dhe armatimeve për ushtarët ukrainas, 18,3 për qind janë kundër dhe vetëm 4,2 për qind nuk kanë asnjë mendim.
Shumica e kundërshtarëve për armatosjen e Ukrainës janë mbështetësit e politikanit të krahut të djathtë Krzysztof Bosak (31 për qind) dhe partisë “Konfederata” (Konfederacja) (27 për qind) si dhe Szymon Holownia, udhëheqës i partisë së qendrës së djathtë “Polonia 2050”.