Shumica e fluturimeve të së mërkurës në aeroportin e Berlinit do të anulohen

January 24, 2023
1 minut lexim

Për shkak të një greve të thirrur nga stafi tokësor i aeroportit gjerman Berlin-Brandenburg (BER), pothuajse të gjitha fluturimet e të mërkurës do të anulohen.

Në këtë situatë, ne duhet të supozojmë se në këtë ditë asnjë fluturim nuk mund të realizohet në aeroportin Berlin-Brandenburg (BER)”, tha operatori i aeroportit në një njoftim dhe këshilloi pasagjerët të kontaktojnë linjat e tyre ajrore për informacione të mëtejshme, shkruan Anadolu.

Më herët gjatë ditës, sindikata ‘ver.di’ i bëri thirrje stafit të kompanisë së aeroportit, shërbimeve tokësore dhe sigurisë së aviacionit ajror që të ndalojnë punën të mërkurën për shkak të një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme për pagat.

Greva do të vazhdojë gjatë gjithë ditës, do të fillojë me turnin e mëngjesit dhe do të përfundojë në orët e vona të mbrëmjes”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

Sindikata ‘ver.di’, e cila përfaqëson rreth 6 mijë punonjës në aeroportin Berlin-Brandenburg, po kërkon 500 euro më shumë rritje të pagave mujore për të kompensuar rritjen e inflacionit, si dhe përmirësime të tjera në kushtet e punës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Moti për sot, maksimalja 5 gradë

Story i radhës

Ana: Banorët do ia kenë frikën Vedatit

Të fundit nga

Haziri: LDK-ja është në garë për fitore

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në garë për fitore. Nëse kjo parti nuk i fiton zgjedhjet, Haziri thotë se do jenë bashkë me
ShkoLartë