Shumica e anëtarëve të G20 dënuan luftën në Ukrainë, vetëm Kina dhe Rusia jo

March 3, 2023
1 minut lexim

Shefat e financave të ekonomive më të mëdha në botë dënuan ashpër Moskën për luftën e saj kundër Ukrainës. Por Kina dhe siç mund të merret me mend vetë Rusia refuzuan të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët ku do të përdorej termi luftë, por ata kërkuan që në vend të kësaj fjale të shkruhet “operacion special”.

Madje India, e cila si kryetare e radhës e Grupit të Njëzetëshes (G20) e organizoi takimin në qytetin e Bengalurusë, hezitoi ta ngrinte çështjen e luftës, por vendet perëndimore këmbëngulën se nuk mund të mbështesnin një përfundim nëse nuk përfshinte denoncimin e luftës. Mungesa e konsensusit të plotë midis anëtarëve të G20 bëri që India të nxirrte një “përmbledhje nga kryetari” në të cilën thjesht përmblodhi dy ditët e bisedimeve dhe vuri në dukje mosmarrëveshjet, në vend që të nxirrte një deklaratë.

Në përmbledhje thuhej se shumica e anëtarëve dënuan fuqishëm luftën në Ukrainë dhe theksuan se ajo po shkakton vuajtje të jashtëzakonshme njerëzore dhe po e rëndon edhe më tej brishtësinë ekzistuese në ekonominë globale, ku përmendej ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit, rreziqet për stabilitetin financiar dhe pasiguria e vazhdueshme në sektorët e energjisë dhe ushqimit. Rusia dhe Kina ishin dy vendet që nuk donin që platforma e G20 të përdoret për të diskutuar çështje politike.

India ka mbajtur një qëndrim kryesisht neutral, duke refuzuar të fajësojë Rusinë për agresionin, duke kërkuar një zgjidhje diplomatike dhe duke rritur ndjeshëm blerjet e naftës ruse. Kina dhe India ishin ndër vendet që abstenuan të enjten kur OKB-ja votoi me shumicë dërrmuese për t’i kërkuar Moskës tërheqjen e trupave të saj nga Ukraina dhe ndalimin e luftimeve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Besnik Bislimi udhëton për në Athinë, ZKM jep detaje për vizitën

Story i radhës

Njihuni me tre shenjat e Horoskopit që nuk do të kenë fat në dashuri këtë muaj

Të fundit nga

ShkoLartë