Shumë njerëz i lajnë enët gabim: Ja për çfarë shërben secila ngjyrë sfungjeri

June 6, 2025
1 minut lexim

Zgjedhja e sfungjerit të duhur për larjen e enëve, bazuar në nivelin e gërryerjes, mund të ndikojë ndjeshëm në efektivitetin e pastrimit, por njëkohësisht edhe të mbrojë enët nga gërvishtjet

Ngjyrat e ndryshme të sfungjerëve nuk janë të vendosura rastësisht – secila përfaqëson një shkallë të caktuar gërryerjeje, që tregon sa e ashpër apo e butë është shtresa pastruese e sfungjerit. Kjo ndihmon në përcaktimin e llojit të enëve ose sipërfaqeve për të cilat është më i përshtatshëm çdo sfungjer.

Zgjedhja e sfungjerit të duhur nuk ndikon vetëm në pastrim më efikas, por edhe në ruajtjen e enëve.

Përdorni këtë udhëzues të thjeshtë ngjyrash për një rutinë më të zgjuar dhe më të sigurt të larjes së enëve.

Sfungjeri i verdhë

Është më i buti dhe ideal për larjen e enëve të brishta prej qelqi dhe porcelani, që mund të dëmtohen lehtë.

Sfungjeri blu

Ende mjaft i butë për të mos dëmtuar xhamin dhe sipërfaqet delikate, por mjaft efektiv për të hequr papastërtitë më kokëforta.

E kuqe, portokalli, rozë

Këto ngjyra zakonisht tregojnë sfungjerë me gërryerje mesatare, të përshtatshëm për përdorim të përgjithshëm – përfshirë njolla më të forta, pa rrezikuar gërvishtjen e sipërfaqeve.

Sfungjeri jeshil

Ky është sfungjeri më i ashpër dhe përdoret për heqjen e mbetjeve të ngjitura ose të djegura. Duhet përdorur me kujdes, duke shmangur kontaktin me sipërfaqe të ndjeshme.

Shtresa gërryese – çelësi i efektivitetit

Sfungjerët zakonisht kanë një shtresë gërryese në njërën anë, e cila mund të jetë jeshile ose blu. Shtresa jeshile është më e fortë, ndërsa ajo blu është projektuar për të qenë më e butë, duke reduktuar rrezikun e gërvishtjes.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

​Kurbani deri në 500 euro, a po bie interesimi për blerjen e tyre?

Të fundit nga

Kur duhet të bëhet therja e kurbaneve?

Cila është rëndësia e Kurban Bajramit? Pse ndahet Fiter Bajrami dhe Kurban Bajrami? Dhe pse haxhinjtë kryejnë haxhin në këtë periudhë kohore? Këto përgjigje i ka dhënë imami i xhamisë “4 Llulave”,
sqmken
ShkoLartë