Shumë fjalë në një shkronjë! Ky është kuptimi i ”i”-së në produktet e Apple

December 25, 2024
1 minut lexim

E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë kuptimi ka shkronja “i” në produktet e kompanisë Apple si iPhone apo iPad? Shumë klientë janë përpjekur ta zbulojnë domethënien, por përgjigjja ka qenë gjithnjë aty.

Gjatë një fjalimi të vitit 1998 ku prezanonte iMac, Steve Jobs tha se “i” nënkuptonte “internet”. Asokohe, interneti po fitonte terren sepse njerëzit sa kishin nisur ta përdornin. Por jo vetëm kaq.

“Steve Jobs tha se ‘i’ nënkupton ‘internet, individ, udhëzim, informim dhe frymëzim’”, u shpreh eksperti Paul Bischoff për Reader’s Digest (Nga anglishtja internet, individual, instruct, inform, inspire). “Ai gjithashtu i referohej ‘i’-së si përemër vetor (I) dhe ‘udhëzim’ për qëllime edukative”.  

Bischoff shtoi se teknikisht “i”-ja “nuk  kishte një domethënie zyrtare” duke ia lënë në dorë  interpretimit.

Këtë vit Apple prezantoi gjeneratën e re të celularëve, iPhone 16 dhe programin iOS18. Sistemi operativ funksionon me opsione të Inteligjencës Artificiale duke i shtuar “i”-së një atribut të ri, inteligjencën.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Story i radhës

Paralajmërimi i Erdogan për rebelët kurdë: Dorëzoni armët ose do të groposeni bashkë me to

Të fundit nga

​Tare e nis fuqishëm punën e tij te Milani

Milani ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të vazhdojë udhëtimin e tyre me Sergio Conceicao pas vetëm gjashtë muajsh, pasi Max Allegri nënshkroi një kontratë me ‘rossonerët’, transmeton KosovaPress.. Conceicao kishte marrë
sqmken
ShkoLartë