Shujtat për ushtarët e FSK-së – ky është reagimi i kompanisë pas problemeve me kontratë

October 1, 2024
1 minut lexim

Kompania Beni Dona e cila ka pasur kontratë deri të hënën për përgatitjen e ushqimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka reaguar përmes një njoftimi për media pas lajmeve se FSK ka mbetur pa shujtat e ushqimit.

Një ditë më parë u raportua se pas skadimit të kontratës duhet improvizim duke angazhuar punëtorët e Mensës së Studentëve që të udhëtojnë në kazerma për t’ua përgatitur ushqimin ushtarakëve.

Në njoftimin e kësaj kompanie thuhet se kompania i ka dërguar të hënën FSK-së letër zotimin përmes së cilës kanë shprehur gatishmërinë për mbështetje stafit të FSK për përgatitjen e ushqimit sipas kërkesë së tyre edhe pas skadimit të kontratës, e cila ka përfunduar më 30.09.2024.

Kompania thekson tutje se nuk kanë pranuar asnjë përgjigje dhe pavarësisht kësaj, kanë ndërmarrë masat e tyre.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nisi ofensivë tokësore ndaj Libanit, Izraeli paralajmëron civilët: Hezbollahu do t’ju përdorë si mburoja njerëzore

Story i radhës

A mund t’ia kthejë Mickoski shpinën VLEN-it? Mexhiti: Po e rrejnë anëtarësinë, se në zgjedhje lokale do të ketë edhe zgjedhje parlamentare

Të fundit nga

ShkoLartë