“Shujta të ngrohta dhe sistem me standarde të larta”, Abdixhiku dhe deputeti gjerman vizitojnë shkollën “Model” në Prishtinë

1 minut lexim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me deputetin e Bundestagut Gjerman, Peter Beyer, dhe drejtoreshën e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku, vizituan shkollën Model “Qamil Batalli” në Prishtinë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Abdixhiku theksoi se ndryshimet e realizuara në sistemin edukativ janë të dukshme.

Ai përshkroi me entuziazëm përmirësimet që kanë ndodhur, duke e krahasuar situatën aktuale me atë të mëparshme, ku sfidat ishin të shumta.

“Gjatë vizitës, patëm mundësinë të shohim nga afër transformimin e vërtetë nga një sistem edukimi me vështirësi, në një sistem me standarde, ashtu siç është në Gjermani,” shkroi Abdixhiku.

Abdixhiku vuri në dukje se fëmijët po ushqehen me shujta të ngrohta dhe të shijshme, falë kuzhinës moderne dhe kushteve të reja në shkollë.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Taravari: Pse Ali Ahmeti kur e përmendi fjalën “Veting” iu dridh qerpiku?

Story i radhës

Merr flakë motori i avionit të Ryan Air në Brindisi, evakuohen 200 pasagjerë

Të fundit nga