Shuhet në moshën 72-vjeçare ish ministri Ylli Çabiri, kontributi që la pas në fushën e kërkimit shkencor

December 12, 2022
min lexim

Ish ministri dhe ish-këshilltari i ish presidentit Ilir Meta, dr. Ylli Çabiri është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 72-vjeçare.

Çabiri ishte ekspert ndërkombëtar i monitorimit dhe vlerësimit të financimeve të Bashkimit Europian në shtetet e ndryshme të Ballkanit si dhe Këshilltar politikash i Ambasadorit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Tiranë.

Ai ka mbajtur postin e ministrit të Ekonomisë në qeveritë e përkohshme të drejtuara nga Ylli Bufi dhe Vilson Ahmeti në vitet 1991 dhe 1992.

Kush ishte Ylli Çabiri

Ai lindi në vitin 1950 në qytetin e Elbasanit. Çabiri u diplomua në degën Mekanikë në Fakultetin e Inxhinierisë në Universitetin e Tiranës. Më pas ai kreu studimet e thelluara pasuniversitare në Francë në Universitetin Paris XI, për “Metalurgji fizike”.

Deri në vitin 1988, ka punuar si: Drejtues i Institutit të Studimeve dhe Projektimeve Siderurgjike, më pas Drejtor në Këshillin e Ministrave, Këshilltar i Ministrit të Bashkëpunimit me Jashtë dhe Zëvendësministër i Tregtisë së Jashtme.

Ai ishte autor i një numri të madh studimesh në fushën e qeverisjes, koordinimit të ndihmës së huaj, centralizimit të pushtetit, ndarjes territoriale apo ecurisë së reformave të ndryshme.

Reagimet

Në lidhje me ndarjen nga jeta të Çabirit kanë reaguar politikanë dhe figura të tjera të njohura në fushën e medias. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla e ka cilësuar Çabirin intelektual të shquar dhe qytetar të përkushtuar. “Ylli Çabiri, intelektuali i njohur, eksperti i shquar, njeriu i mirë, qytetari i përkushtuar u nda para kohe nga jeta.  Sa trishtim! U prehsh në paqe, Ylli”, ka shkruar Nikolla.

Edhe ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke theksuar se ka pasur fatin ta njohë Çabirin nga afër si një mendje të ndritur dhe qytetar të denjë të Elbasanit.

“Kam patur fatin ta njoh nga afër Profesor Ylli Çabirin, një mendje e ndritur dhe qytetar i denjë e i respektuar i Elbasanit.

I vlerësoj edhe sot idetë dhe këshillat e tij me vlerë që në ditët e para kur hyra në politikë, e më pas në momente të rëndësishme e ngjarje të shënuara akademike dhe politike.

Do ta kujtoj gjithmonë për urtësinë, thellësinë e mendimit dhe mbi të gjitha modestinë e një njeriu me vlera të rralla, që dha shumë për vendin dhe shoqërinë, por asnjëherë nuk kërkoi famë dhe lavdi.  Lamtumirë mik i vyer!”, ka shkruar Kushi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shëndeti i Peles po përmirësohet

Story i radhës

Taylor Swift, kompozitorët pranojnë t’i japin fund çështjes së të drejtës së autorit ‘Shake It Off’

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet
ShkoLartë