Shtyrja e “Vetting-ut”, zbardhen negociata e Bashës me BE e SHBA, si do votojë PD në Kuvend?

February 10, 2022
min lexim

Partia Demokratike po mbledh grupin parlamentar pak para nisjes së seancës parlamentare në Kuvend ku pritet të votohet zgjatja e afatit të organeve të vetting-ut.

Burime për , bëjnë të ditur se lideri i PD-së, Lulzim Basha ka pasur mbrëmjen e djeshme negociata me zyrtarë të lartë të prezencës së BE dhe SHBA në Tiranë, për të votuar pro zgjatjes së “Vettin-gut”.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Basha parimisht ka deklaruar se nuk do të bëhet pengesë për drejtësinë. Megjithatë gjithçka pritet të vendoset sot në Kuvend. Ndër të tjera, Basha ka theksuar se dy prej prioriteteve kryesore të saj janë reforma territoriale dhe reforma zgjedhore.

Lexo edhe: Prova “e fundit” e PD-së pak para Kuvendit, Basha mbledh grupin në prag të votimit për zgjatjen e “Vetting-ut”

Nga ana tjetër situata duket më e qartë në kampin e Berishës, të cilët në daljet e tyre kanë deklaruar votën kundër. Deputeti Edi Paloka shprehu qëndrimin e tij kundër ndonëse nesër nuk do të jetë në Kuvend për të votuar. Madje, ai shkoi edhe më tej duke thënë se nesër do të jetë një tjetër provë se kush është opozita e vërtetë e vendit.

Negociatat para votimit në Kuvend të propozimit të maxhorancës kanë futur në lojë edhe ndërkombëtarët. Sipas burimeve përgjatë ditëve të fundit zyrtarë të lartë të ambasadave të vendeve të perëndimit në Tiranë kanë shkuar në selinë blu për të arritur një unanimitet mes palëve sa i takon këtij procesi.

Si përgjigje ata kanë hasur një kundërshtim në lidhje me këtë çështje pasi demokratët distancohen nga ky votim, duke qenë se propozimi ka ardhur nga socialistët dhe mund të perceptohet në publik si një ujdi e mundshme mes palëve.

Negociatat janë shtrirë edhe në selinë rozë, duke bërë që retorika mes palëve të zbutet gjatë ditëve të fundit ndërsa socialistët duket se kanë lëshuar “pe” nga disa qëndrime të forta në komisionet hetimore përballë kërkesave të demokratëve.

Selitë diplomatike të SHBA, BE, Mbretërisë së Bashkuar apo edhe Gjermanisë në vendin tonë dje iu drejtuan me thirrje të njëpasnjëshme Kuvendit për të ngritur “kartonat” pro zgjatjes së vetting-ut për të krijuar në një farë mënyre edhe bindjen se kjo kërkesë nuk vjen nga socialistët por ka lidhje me fatin e përbashkët të vendit.

Kushtetuta ka parashikuar kur KPK-së i mbaron mandati, puna i kalon KLP-së dhe KLGJ-së. Por nga socialistët është argumentuar se duhet zgjatja e mandatit pasi ky proces i filluar nga ky komision pra vetting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve, duhet të mbyllet nga po ky komision.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tragjedia e Hanës! Nusja shqiptare vdes ditën e dasmës, për të mos i kthyer krushqit ata u dhanë fqinjën 15 vjeçare

Story i radhës

Rritja e pagës minimale në seancën e sotme të Kuvendit të RMV-së

Të fundit nga

ShkoLartë